Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

24 Qershor 2020, 17:31Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vetëm tre ditë përpara se ai të shkojë si përfaqësues i shqiptarëve në dialogun me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka se si mos të japë shijen e një kurthi politik. Ajo e bën kreun e shtetit të udhëtojë i telendisur drejt Uashingtonit, ashtu sikurse një rob lufte që e marrin zvarrë për të nënshkruar kapitullimin. Ajo i bën dëm forcës negociuse e Kosovës dhe e shndërron në qesharak, “damën e shoqërimit”, që Thaçi do të tërheqë nga pas, në takimin me Grenellin, Vuçiçin dhe Bernabiçin.

Asnjë shtet serioz në botë nuk do të donte të kishte si kryetar të delegacionit që do të nënshkruante marëveshjen e tij më të rëndësishme një person që akuzohet përmbi 100 vrasje. Asnjë komb nuk do të donte që të përballej me agresorin e tij gjakatar, duke u përfaqësuar nga një njeri që dyshohet për krime kundër njerëzimit.

Por, pikërisht fakti se kjo pozitë është e rëndë dhe pikërisht se kjo akuzë ra nga qielli fiks tani, e bën atë të dyshimtë. Edhe nga ana teknike, shpjegimi i Hagës, se po e hedh këtë hap, pasi Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë bërë përpjekje për tiu shmangur drejtësisë, duke anulluar në parlament ligjin për Gjykatën speciale, nuk qëndron. Kjo tentativë është dy vjet e gjysëm e vjetër, dhe nëse specialja ndihej e rezikuar prej saj, ajo duhej ta kishte ngritur me kohë akuzën.

Prandaj mendimi i parë që të vjen në mendje ka të bëjë me lojra që e tejkalojnë mandatin e drejtësisë së pastër dhe skrupuloze. Nuk është çudi që qarqe pro vendeve të fuqishme europiane, të fshihen pas kësaj lëvizjeje të papritur.

Dhe nëse është kështu, konkluzionet që mund të nxirren janë dy: E para se sot besimi tek drejetësia ndërkombëtare dhe Gjykata e Hagës, ka marrë  jë goditje të rëndë. Ky akt ka shtuar dyshimet se pretendimet e gjithë konspiracionistëve, nga Beogradi në Zagreb, që kanë sjellë me qindra shembuj se ajo përdoret thjeshtë si mashë e diplomacisë politike, nuk janë krejt të pabaza.

Së dyti, ajo është një mësim i mirë edhe për vetë viktimën e saj të sotme. Që kur dolën në skenë pretendimet e Dik Martit, Hashim Thaçi ka pasur vetëm një obsesion: si ti shpëtojë një akuze të mundshme për krime lufte. Pikërisht për këtë ai u ngjit në presidencë, pikërisht për këtë (siç dëshmoi edhe letërkëmbimi me Pompeon) ai komplotoi për shfuqizimin e ligjit të speciales për të cilin flet sot komunikata e Hagës.

Mbi të gjitha, ky makth e bëri atë të futej në aventurat për shkëmbimin e territoreve me Vuçiçin, duke vënë bast me shpresën se sa më shumë të shfaqej si faktor rajonal, aq më tepër do ta largonte kërcënimin penal.

Një leximi i thjeshtë i gjithë qëndrimeve të Hashim Thaçit të bën të kuptosh se ai vuri edhe një bast mbi bast. Se këtë punë ai do ta zgjidhte me SHBA. Kështu shpjegohen edhe qëndrimet e tij të fundit, cinike dhe arrogante ndaj BE-së, injorimet që i bëri Lajçakut dhe talljet që i adresoi Borellit duke e cilësuar si mik të Albin Kurtit.

E ky ndoshta qe dhe fati i tij i keq, ai kërkoi ti shpëtojë akuzave të Hagës duke luajtur ndërmjet të mëdhenjve, por pikërisht kjo lojë ia shpejtoi atë që kërkoi të shmangte. Ai tregoi edhe njëherë me shembullin e tij, se as drejtësia ndërkombëtare nuk është krejtësisht e kulluar, por se ndryshe nga ç’imagjinoi ai, fijet e saj nuk i luajnë dot të vegjlit.

19 komente në “Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur”

  1. Dario ,Metz France says:

    Andi si gjithe here RACIONAL dHE korrekte …

  2. Prishtina says:

    Albin Kurti eshte nje njeri i ndyre dhe vegel e serbeve

    1. rowenta says:

      Ti far Prishtina Albinit vetem kepucet mundesh me ja fshi vetem nese te lejon ai.

  3. i forte je Bushat,analize e sakte says:

    Haha, e forte kjo dama qe merr me vete Thaci, edhe Vucici e ka te forte ate damen qe merr me vete.Pisk ekene punen amerikanet me kyt grup te fuqishem negociator (per momentin kam veshtiresi me thonjezat ne tastjere)

  4. faikonica says:

    Per Blushin s bezan Bushati e Shkillaku…

  5. Mos e guxo me e sha Albinin says:

    O @ Prishtina tybja ti po me dukesh krejt pa shina,Kurti asht intelektual e patriot nga ata qe i i duhen si kurre mapare edhe Kosoves edhe Shqiperise, pradaj hec e kris b*th e mos fol pa lidhje

    1. Kerma plak i Vicidolit says:

      Me c`kam kuptu une , Kurti asht ana tjeter e monedhes
      me ftyren e Kreshnik Spahise . Tipa aventurieresh !

  6. vilson naci says:

    Gjykata e Hages nuk eshte ngritur per te vendosur drejtesine e vertete por nje institucion presioni per te plotesuar interesat politike te fuqive te medha po nuk ju erdhe pas avazit te tyre. Shume vone e paske kuptuar qellimin e Gjykates se Hages more Bushati !

  7. Shqiptar says:

    Ka linjè ajrore direkte me SHBA nga Prishtina?

    Nèse jo, kujdes Hashim sepse do mbetesh nè birucat e Ljubjanès. Dhe mè e bukura èshtè se nè Kosovè, nuk do i rruhet askujt se ku mbete.

  8. Kuq e zi says:

    Kur ti “prishtina” te denohesh nja 30 vjet me burg ne serbi per rrebelim dhe me ndihme te nderkombtareve te leshojne mbas nja 7 vjetesh
    Edhe ty do te japim titullin “vegel e ndyre e serbeve”
    Mekat qe spatem me shume vegla te tilla

  9. Lani says:

    Thaçin e njeh i madh e i vogel diplomat ne Europë, SHBA e jo vetem. Tani do marrim vesh nqs Thaçi eshte a jo kriminel lufte?!?
    Keta te Hages gjithnje duken te mjere qe merren me te vegjel e te pafuqishem ndersa tani edhe boll qesharakë. Vegla!

  10. XHH says:

    Ti Andi je vetem nje koqe pa vlere dhe pike

    1. Rezbat beu says:

      Ça krime lufte thua o i marre ku bene lufte kosovaret ata qellonin ne ajer luften e beri Natua

  11. Populli says:

    Ti kopili i bllokut e di shume mire nga ka nisur e gjitha kjo dhe mos na be te diturin se e gjitha kjo eshte nisur nga padrinot e tu ketu ne tiran,duke perfituar nga naiviteti i A.Kurtit dhe sheret ne kosov duan me kete rast me nje gure te vrasin dy zogj,ne nje ane bejn punen e rusit serbit dhe grekut dhe nga ana tjeter te nxjerin Albin Kurtin si spiun te serbis kure dihet shume mire se ku dhe cilit jan spiunet e serbis

  12. nacionalisti says:

    Eh mor bushat,,,
    cte besh, kot nuk thone
    del shpirti pa del vesi
    dhe ti je shembull perfekt
    thaci nuk do udhetoje ne USA,,, e anuloi vajtjen e tij
    cke shkruar eshte
    o fol e mba o dhit e ha

  13. Sali karaxhici i shiti naft milloshit qe te vras me shume se 100 dhe nuk u hetua says:

    Shiko se mis ka dore saliu me lulin si perkthyes,dhe ne momente te caktuara i hapin dosjet…
    Mos ka dhene ndonje lingot floriri iliri qe te paguan ty…
    Apo kurti nga fiset e ertugrulit.

  14. Klimax says:

    Bushati! Mire eshte te ulesh koken e te mendosh se Gjykata Speciale ne Hage nuk eshte si gjykatat e korruptuara e te politizuara shqiptare. Nuk ka llogjike kur kohe me pare kjo gjykate denonte per krime lufte nje duzine serbe e kroate te ishte e paanshme, e drejte dhe sot qe ne banken e te akuzuarve do te ulen ish udheheqes te UCK-se na qenka nje loje politike!!! A jeni ne vete??!! Nuk keni besim te drejtesia nderkombetare? Atehere te kush drejtesi duhet te besojme??!! Akuzat jane teper te renda dhe asnje gjykate nuk do akuzonte dike pa patur fakte, shume fakte. Thaci me kompani kerkoj ti shmangej, por nuk mundi. I fajshem apo jo, eshte gjykata qe do vendosi.

  15. iksi says:

    Po mire more Bushati , une nuk te kuptova çfar dreq opinoni dhe . Njehere kritikove gjykaten e Hages qe per kete te jap te drejte 100% qe une e kam thene qysh ne luften e kriminelit Millosheviç gjate luftes ne Bosnje qe nen mbrojtjen e N.A.T.O -s me forcat ushtarake Hollandeze qe brenda nje dite vrane 8000 burra boshnjake dhe nuk mbajti askush pergjegjesi . Po ashtu edhe ne Kosove . Prandaj une e kam thene tash 20 bjet ne disa shkrime qe kjo gjykate nuk eshte per te gjykuar gjoja krimet e luftes por keto gjykates duhen gjykusr nga nje gjykat gjermane dhe duhen denuar per jete sepse keto po denojne ushtaraket qe kan luftu per mbrojtjen e vendit vet dhe familjeve te veta , dhe jo agresorin qe kan bere krime çnjerzore lufte qe barazohen me Hitlerin dhe zonja Europ e mbron.Ndersa ne nje vend tjeter kritikon Thaçin . Keto veprime ndodhin per dy arsye: 1-Per mos perputhje interesash Amerik-Europ qe e han Kosova dhe Shqiperia pra Europa eshte siç ka than Fishta (kurva e motit ).Ketu vertetohet edhe veprimet e Enver Hoxhes qe nuk i ka pas bese Europes se 80 % e vendeve Europjane nuk e duan Shqiperine(pra shqiptaret ) me Francen e Hollanden ne krye sèpse jena me me shùme popullsi muslimane , se po te ishim me popullsi katolike do te ishim pranuar ne Europe tash 15 vjete . E treta eshte qe ju them kosovareve ta hedhin ne gjyq Lulzim Bashen se e keni peshqesh nga ai keto thirrje ne gjykate te Hages (asaj te padrejtesise ) .

  16. Zigur Qarri says:

    Bushati nje gazetar i ndyre e pederast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje