Nga Ilirjan Blloshmi
Janë disa “analistë” që kanë marrë flamurin e idesë . Jo votë për emigrantët. E argumentojnë me llogjikën se, gjoja emigrantët nuk njohin realitetin.
Pra gënjehen shumë kollaj. Emigrantët gjat këtyre 30 viteve demokraci kanë votuar shumë pak ose më saktë nuk kanë votuar fare.
Të gjitha qeveritë kanë qëndruar në pushtet me votën që kanë marrë nga këta “intelektualet” që janë kundër votës së emigrantëve. Këta “intelektualët” që “ulerasin” kundër emigrantëve duhet të dinë një gjë.
-Emigrantët nga viti 1992 deri në fund te 2019-ës kanë futur në ekonominë shqiptare 27 miliardë dollarë në formën remitancave. Pra sipas një studimi 13.5 miliardë janë pëdorur per konsum ushqimor.
Në 10 vitet e fundit kontributi i emigrantëve përllogaritet në rreth 8-9% të PBB-së. Dërgesat e emigrantëve kanë qenë financuesi kryesor i bilancit të pagesave, duke sjellë valutë në ekonomi më shumë se investimet e huaja. Gjatë viteve 1991-2007, remitancat ishin më të larta se eksportet, Investimet e Huaja Direkte dhe ndihmat zyrtare.
Në gjashtë muajt e parë të 2018-s, emigrantët sollën në shtëpi 331 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2012. Në 2019 kanë sjellë 431 milon euro.
Sipas një studimi të Bankës së Shqipêrisë, për vitet 2010-2017 dërgesat e emigrantëve ishin 1/10 e PBB-së. Gjithashtu një studim i Bankës Botërore vlerëson se remitancat përfaqësojnë rreth 13% të buxhetit vjetor të familjeve në Shqipëri.
Po këta “intelektualët” që “ulërasin” sipas llogjikës së kryetarit të radhës. Cfarë i kanë dhënë këti vëndi? Me cfarë frome kanê kontribuar për rritjen ekonomike të këti vëndi? Po atë arsimore?
–Përgjigjia është. Janë pasuruar për vete, kanë cuar fëmijet jasht shtetit, dhe i kanë vënë flakën këti vëndi sa herë ju ka thënë dora që i ushqen. Emigrantët duhet të votojnë është një e drejtë e tyre. E këtë të drejtë nuk mund t’ju a heqin ca “intelektualë” që ushqehen me tallashin e politikës.
Blloshmi nganjehere shkruan mire.Te pakten eshte i lire ne mendim,nje rast i rralle ne PD ,ku mendimin e ka monopol ,,klasiku,,i Vicidolit,krimineli Berisha.Vetem kur PD te dominohet nga te rinj me kulture perendimore mund te pretendoje per fitore ne zgjedhje.