Nga Alfred Peza
Ka shumë shprehje të njohura në Shqipëri, që i shkojnë përshtat për analogji, diskutimit për situatën në të cilën ndodhemi për çështjen e votës së shtetasve tanë jashtë vendit. Debat ky që është rikthyer sërisht, tashmë që reforma e re elektorale, është në kulmin e diskutimit dhe po bëhet gati të shkojë për miratim në Parlament. Mbledhja e fundit e Këshillit të Diasporës, e riktheu edhe njëherë, në fokus të vëmendjes publike këtë çështje.
Njëra prej shprehjeve për këtë situatë të kujton filmin me Teto Ollgën, për fshatin që produktet e tyre ata të qytetit ia donin, por jo edhe vajzat për dhëndurët! “Zonja nga Qyteti” është pjesë e arkivit të filmave të socrealizmit tashmë, ndërkohë që në realitetin aktual të demokracisë pluraliste, ajo i shkon përshtat mënyrës së trajtimit të emigrantëve. Kemi 30 vjet që ia duam aq shumë remitancat, por jo edhe të drejtën e tyre kushtetuese, për të votuar!
Shqipëria ka një specifikë elektorale, e cila del më shumë në pah, sa herë që afrohet koha e zhvillimit të zgjedhjeve të radhës. Në listat tona elektorale që shpallen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, numri i votuesve është zyrtarisht, rreth 3.5 milionë qytetarë. Ky numër është “paradoksalisht” më i madh, edhe se numri i përgjithsëm i qytetarëve, që banojnë aktualisht brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Po pse ndodh kjo? Sepse 1/3 e popullsisë së Shqipërisë, ose më shumë se 1 milion banorë kryesisht mbi 18 vjeç që gëzojnë edhe të drejtën për të votuar, jetojnë e punojnë jashtë vendit. Janë në emigracion, të shpërndarë, kudo nëpër botë. Një fenomen ky që ka nisur që në vitin 1990, me rrëzimin e komunizmit, e që vijon pa ndërprerje prej tri dekadash.
Për shkak të tranzicionit shumë të vështirë social- ekonomik dhe politik të vendit, e kalimit traumatik nga ekonomia e centralizuar e komunizmit në atë aktuale të tregut, të ardhurat e dërguara nga emigrantët për familjet e tyre, kanë qenë jetike për vendin. Në kulmin e tyre, këto të ardhura kanë arritur në shifra deri në mbi 1 miliard dollarë në vit, vlerë e jashtëzakonshme për tregun në përgjithësi dhe ekonomitë e varfëra të familjeve shqiptare në veçanti.
Përtej këtij fakti, e drejta e votës dhe e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, është një e drejtë kushtetuese, e patjetërsueshme për çdo shqiptar. Ndaj, klasa politike në Tiranë, e ka për detyrë, që ta përmbushë atë sa më parë. Partia Socialiste e ka patur dhe e ka votën e emigrantëve jo vetëm një premtim por edhe obligim, ndaj është shumë e vendosur, për ta përmbushur atë.
Marrëveshja për reformën e re elektorale e arritur në tryezën e Këshillit Politik, e ka adresuar për zgjidhje këtë çështje, me këmbënguljen e mazhorancës. Do të jetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, institucioni që do të marë në dorë, përgatitjet e gjithanshme për ta mundësuar këtë, në praktikë. Ekspertët politikë të PS kanë bërë publik një “road map” që adreson mënyrat e votimit e administrimit të votës së emigrantëve, bashkë me një draft rregullash e teknikalitetesh të tjera të nevojshme, për një proces kompleks si ky.
Pas kësaj, është thjeshtë çështje e vullnetit të dy poleve të tjerë politikë në lojë,- opozitës së re parlamentare dhe asaj të vjetër jashtëparlamentare,- që të ofrojnë opsionet e tyre konkrete, në mënyrë që ky proces kaq shumë i rëndësishëm të votohet dhe të eci më në fund përpara.
Edhe nëse nuk adresohet përfundimisht çdo detaj i kësaj çështje, e rëndësishme është që në zgjedhjet e prill- majit 2021, emigrantëve tu jepet patjetër mundësia që të votojnë. Hedhja e hapit të parë konkret në këtë drejtim, do të na mundësojë në proceset e ardhshme elektorale, që të mësojmë nga gabimet dhe mangësitë e deritanishme. Derisa pjesëmarrja në votime, e të gjithë emigrantëve tanë kudo në botë, të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
Hapi i parë është hedhur tashmë dhe ai duhet pasuar me të tjerë, pa humbur kohë. Vërtetë që është e vonuar, por jeta na ka mësuar, se asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjëra të mira si kjo.
Hahaha e bukur kjo. Shume e vertete!
Kjo bie era lecke e djegur! Duan te manipulojne voten mesa duket! Ju hap barku per voten e emigrantevw ketyre!!! Jo kjo behet per te deformuar voten dhe rezultatin! Fuck uuu motherfuckers!
Jam larguar nga Shqiperia shume vite perpara. Ndersa ja dua te miren Shqiperise une nuk kam lidhje me jeten e Shqiptarve. Ata e dine vete cfare problemesh kane dhe per ke duhet te votojne. Ne si emigracion nuk mundet Te jemi objektive sepse problemet e Shqiperise nuk na prekin direkt. Pse duhet Amerikani apo Kanadezi me prejardhje Shqiptare Te vendosi per Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi. Nese kjo behet atehere duhet Te eliminohen zgjedhjet lokale sepse ti nuk lejon korcaret Te vendosin per kryetarin e bashkise Tiranes. Pse duhet Amerikanet apo Australianet Te vendosin kush qeveris Shqiperine?
Bimi……e ke shume GABIM…..perse ????
Shqipetaret qe jetojne kudo ne BOTE ,ne shumice, i ndjekin aktualitetet e vendit te tyre……..shume e natyrshme……ata qe nuk interesohen dhe nuk kane kontakte me Shqiperine edhe po ta kene te drejten te votojne nuk do te votojne.
Ama shqipetaret qe jane shume te lidhur me ate Vend dhe jetojne prej Vitesh jashte Shqiperise ,duhet ta kene mundesine te japin mendimin e tyre Politik nepermjet VOTES. Kjo ekziston ne shume Vende te Botes, perse jo ne Shqiperi ????????
Shume e thjeshte LLOGJIKA.
TUNG
Shume mire. Atehere ti heqin nga listat e zgjedhesve te gjithe shqiptaret qe banojne jashte dhe e para mos ta vjedhin voten dhe e dyta mos te thone qe votuan vetem 50% e listave . Asnje shtet nuk e transformon ne menyre automatike listen e gjendjes civile ne liste zgjedhjesh.
Nese i mbajne ne lista kane detyrim qe ta bejne voten efektive dhe ti krijojne mundesi atyre qe jane ne lista te votojne. Posta ose vota elektronike prandaj ekzistojne. Po normalisht hajduti qe ka vjedhur per 30 vjet nuk beson se ekzistojne ne kete bote njerez te ndershem
z. Peza e ke seriozisht ??E ke vene ne dijeni Z. Rama?Apo jeni ne pragun e krijimit te nje partie te RE? Ne se po ,te sugjeroj: emertoje ORTEKU
EMIGRANTEVE SHQIPETARE!AI DO TE JETE “SUNAMI” QE DO FSHIJE NGA FAQJA E DHEUT,GJITHCKA TE ZEZE NE KETO 108 VJET E NE VECANTI 30 VJETET E FUNDIT qe ne fjalorin Shqiptare,biles as ate boteror nuk exziston nje terme ta pershkruaj ?
Shqiperin e krijuan IDEALISTET (KU POTHUAJSE 100% ISHIN EMIGRANT,QE STUDIUAN E PUNUAN JASHTE )POLITIKANET (VETEM TE TILLE NUK JANE)E KANE CUAR NE PRAGUN E VDEKIES SHQIPERIN, DHE DO TA SHPETOJE RASTESIA!!(PRA ,VETEM ELITA SHQIPTARE JASHTE SHTETIT QE JANE DUKE DHENE KONTRIBUTE ME SHUME VLERE, NE TE GJITHA FUSHAT EKONOMIKE DHE SHKENCORE,NE GJITHE BOTEN:MUND TA SHPETOJNE,ATDHEUN, NGA KOLERIA,QE NA SHOQERON QYSH PAS VDEKIES TE HEROIT TONE KOMBETAR “SKENDERBEU'”!
Nuk di nëse Fred Peza shkruan si Sekretar i PS apo si gazetar, por në të dy pozicionet shkruan si demagog.
Sepse ne emigrantëve votën nuk na e premtoi KQZ, por PS dhe Edi Rama. Ne duhet të shohim vendimin politik të PS të përkthyer në ligj, pasi KQZ nesër mund të thotë që “Ne si KQZ kemi dëshirë të dashur emigrantë, por të na fslni se nja dy tre çështje teknike dhe monetare na detyrojnë që edhe këtë radhë…” dmth, tallja e radhës.
Shumë drejt, Bimi. Pastaj ç’lidhje kanë remitancat me votën?! Remitancat, apo shqip dërgesat në para, janë për familjet e tyre (emigrantëve). Ca dërgojnë e ca jo. Kurse vota është problem i shoqërisë, i asaj pjese të shoqërisë shqiptare që jeton e përpiqet brenda mureve të shtëpisë. Dmth po të mos dërgonin “remitanca” nuk u takonte të votonin, ë?! Hajde logjikë, hajde! Mendoj se ata emigrantë që kanë qëndrim të përhershëm dhe punë në një vend të huaj të hiqen fare nga listat elektorale. Kush e lë rezidencën dhe dorëzon leje-qëndrimin nga ai vend dhe kthehet në Shqipëri të ketë të drejtë vote.
E komentoj shumë herë Pezën për shkak te pozicionit politik që mban në gazetari ( dhe Tema nuk mi boton komentet tek ky).
E kuptoj ku e ka hallin Alfredi por…
Kuptohet qartë që ky autor është si komisarët politik qëmoti..
Ketë lloj propagande brenda llojit alla Braçe,Peza etj Rilindje, nuk e kuptoj…
Kujt ja kërkojnë këto ?
Nqs nuk e kanë thjesht për show.
Me shifrat e emigranteve qe banojne jashte vendit, kuptohet fare mire sa vjedhin kur behen votimet, zgjedhjet e 2011 me kujtohet ariti te 66% si mund te jete e mundur kur pothuajse gjysma e votuesve banojne jashte, po u be identifikimi biometrik do shikoni shifren reale te votuesve qe sdo Dalí as 40%,po ta kete pd pushtetin diten e zgjedhjeve peson difekt sistemi se ndyshe nuk fitojne kurre.