SPAK, së paku një peshk!

23 Qershor 2020, 09:45Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi

SPAK është Prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nga ajo pritet të kapë peshqit e mëdhenj.

Janë 10 prokurorë në SPAK dhe nga këta pritet të hetojnë zyrtarët e lartë dhe ish zyrtarët e lartë, krimin e organizuar dhe korrupsionin, mega aferat në 3 dekada.

Por nëse sjell në mendje denoncimet e bëra në SPAK javët e fundit …duket se kemi vendosur të tallemi me SPAK duke nisur nga politikanët e duke përfunduar te shoqëria civile.

Ja çështjet e fundit të dorëzuara në SPAK…

1. Maskat e skaduara!

2. “Zjarrin” në katin e tretë të Ministrisë Shëndetësisë!

3. Tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes!

4. Tenderi “anticovid” në Ministrinë e Drejtësisë!

5. Shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar!

6. Abuzimin me detyrën të Ardian Dvoranit!

7. Përmbytjen e Parkut Rinia nga rrebeshet e shkurtëra të shiut të ditëve të fundit!

8. Denoncim për shpifje ndaj kryebashkiakut!

9. Denoncim për reformën zgjedhore!

10. Denoncim për përmbytje në Myzeqe!

Këto janë dosje të denja për t’u hetuar nga… policia bashkiake!

Nga SPAK pritet shumë. Janë 10 prokurorë që me punën e tyrë duhet të kthejnë besimin e publikut te drejtësia e re.

Nga rrjeta e SPAK pritet së paku NJË peshk(aqen)!

3 komente në “SPAK, së paku një peshk!”

  1. Neutrino says:

    Asnjë cironkë nuk do kapin, se rrjetat i kanë bërë me vrima shumë të medha (ligjore). Çdo shtator ky popull ka nevojë për pak action, pas pushimeve verore.

  2. Labi i zemeruar says:

    Zoti Dervishi! Jam 1000% dakort me ty! Dhe kjo ne nje kohe kur tek ne ka peshkaqener te tipit Metaj apo bajloze te tipit Berishovic,lavrake te tipit Basha e kandile deti te tipit Kriemadhi… etj etj!Dhe SPAK-u po sillet sikur keta jane ne oqeanin indian e jo ne ujrat shqiptare qe i kane ndotur me eren e tyre te qelbur qysh nga viti 1990 e ketej.Populli pret te kapen keta dhe banditet rreth tyre dhe jo cironjkat qe futen vete ne rrjete dhe qe pasi terhiqet rrjeta nga peshkatari ,hidhen prape ne det te rriten….

  3. As says:

    SPAK , na ka marre malli per peshk. Edhe te vegjel nuk ka rendesi ,por duan peshk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje