Andi Bushati: Rama, si kuzhinier për budallenj

23 Qershor 2020, 20:17Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka tentuar ta banalizojë sërish deri në vulgaritet dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Duke komentuar edhe njëherë shuplakën që iu dha nga Parlamenti Europian, i cili miratoi me një shumicë dërrmuese votash, rezolutën me 15 kushtet që u vunë për hapjen e negociatave, ai ka vazhduar me lojën e cic -miceve.

Si një kuzhinjer që servir ushqim për idotë ai është përpjekur ta reduktojë debatin nëse të gjitha kushtet duhen plotësuar përpara takimit të parë ndërqeveritar, apo nëse kjo është e vlefshme vetëm për disa prej tyre.

Deri këtu askush nuk surprizohet, sepse ky është vetëm një nga vargani i manipulimeve që kryeministri ka bërë për këtë temë.

Ai fillimisht fitoi zgjedhjet me premtimin se do ti hapë negociatat brenda mandatit të parë qeverisës. Por, në vend të bënte këtë e mbyti vendin në drogë dhe korrupsion. Kur këto filluan të kundërmonin aq shumë, sa për herë të parë Bundestagu solli që në nëntor 2016, një paketë kushtesh me deputetin Krichbaun, kryeministri e zhvlerësoi këtë si një përkthyes që kumtonte në gjermanisht ato që PD recitonte në shqip.

Për pasojë negociatat e Shqipërisë nuk u hapën në qershor 2018, ashtu siç na ishte premtuar. Por edhe këtu Rama gënjeu prapë, hapi shampanjën dhe shpalli se ne kemi marrë një datë për fillimin e bidedimeve (twitteri poshtë).

Natyrisht, është e kotë të kujtosh se, sot e kësaj dite, ne ende nuk e kemi një datë se kur do të ulemi në tryezë.

Por, fatkeqësisht thesi i rrenave nuk zbrazet me kaq.

Përgjatë këtij kalvari, kur Holanda vinte veton dhe këkronte pezullimin e liberalizimit të vizave, ne e kemi dëgjuar kryeministrin të thotë se vendi i tulipanëve e bën këtë për arsyet e tij të brendëshme; kur presidenti Macron na shpëtonte nga një ndarje e turpshme nga Maqedonia, ne u bombarduam me fabulën se Makron s’e ka me ne, por ka inatin me Gjermaninë dhe problemin e Europës.

Pra, thjeshtë, sa herë kemi dështuar këto shtatë vjet, kryeministri ka përdorur një shoshë, për të zënë diellin përvëlues të shuplakave që i janë dhënë qeverisjes së tij të keqe.

Kjo po ndodh edhe tani kur ai do ta fokusojë debatin rreth çështjes më të pavlerë: a janë kushtet të gjitha me një dorë apo jo?

Ai që siç duket në këtë video theksonte se nuk kishte kushte fare, tani pranon vetëm një pjesë të tyre.

Në fakt, problemi nuk është fare ky.

Thelbi i tij qëndron në bilancin e përgjithshëm që Rama do ta fshehë me çdo çmim: se në vitet e qeverisjes së tij, në vënd që të bënim përpara, ne kemi bërë pas.

Në këtë vendim ne nuk na është caktuar asnjë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndonëse që në 2018 kryeministrtri bërtiste “e kemi marrë datën”. Se sa e rëndë është kjo për Shqipërinë, mjafton të përmendet vetëm një fakt: Malit të Zi, data e konferencës së parë ndërqeveritare me Brukselin i’u caktua brenda një jave nga thënia e PO-së.

Gjendja nuk është vetëm më keq se 2018-a, kur bërtitëm fitore, por akoma më e rëndë edhe se shtatori i vitit të kaluar, kur Bundestagu gjerman na bombardoi me kushte.
Që nga ajo kohë, atyre 9 kushteve i’u janë shtuar edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi pothjuajse i pamundur i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë.

Kjo pra është pasqyra reale se si e shohin regjimin e Ramës qeveritë kryesore të shteteve të BE.

Dhe pikërisht për të shmangur këtë bilanc të tmerrshëm, kryeministri e vulgarizon debatin në një problem numerik. Ai nuk ka zgjidhje tjetër për ti’u shmangur thelbit, veçse banalizimit për numrin e kushteve. Prandaj kacavirret pas atyre për të cilat dikur nuk pranonte që ekzistonin fare.

8 komente në “Andi Bushati: Rama, si kuzhinier për budallenj”

  1. Z says:

    Cfare Cari qe je o Bushat!

    1. Artur says:

      Po te ngeli Rama ne goje o njeri ! Po si nuk u lodhe! Ta trazon shume maskilinitetin e munguar ajo figure me duket. Po nuk fitohet nga kanalet e ujerave te zeza ku vegjeton o Bushat. O “gazetar” i idioteve.

  2. Molla Omari says:

    Mor felliqesire pjelle e keqe e rraces se kapajve Super komunist grykes dhe i pa shpiret. Si nuk e mbylle halen tende. Po si nuk ngjave pak nga bushatet por surrat i qelbur i races se gjyshit tend.
    Te dukete vetja me i mencur nga te gjith. Epo dije mor felliqesir qe te bijen qurret rruges, kur nuk shkon me asnje vete je ashje.

  3. Zigur Qarri says:

    I sakte si gjithmone Z.Bushati.
    Mbasi nuk u hapen negociatat me BE heren e pare,makina propogandistike e Edvin D’Rames filloi shpifjet denigruese ndaj politikanit
    gjerman Gunther Krichbaum,per te shkarkuar veten nga deshtimi.Por lavazhi i trurit te “rilindasve”funksionon vetem per shqiptaret.
    Shpifjet kan dale nga mediat private,genjente paturpesisht Edvin D’Rama,duke ju drejtuar gjermaneve per akuzat!
    Nga te dhenat e sherbimeve tona sekrete ju pergjigjen gjermanet,shpifjet kan dale nga
    portali Lexo.al,qe eshte nen ndikimin e Endri Fuges,pra Kryeministrise,
    Pamflet.al nen ndikimin e ish Ministrit te Brendeshem(Saimir Tahirit),
    Tiranapost.al nen ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
    Genjeshtra,genjeshtra belbezonte i paftyri D’Rama.Dhe gjermanet u larguan pa pranuar as ftesen per darke me mashtruesin,qe e lan si mut.Pasaojat e kesaj politike te papergjegjshme dihen tashmë.Kryeministri Maqedonise dha dorheqje se nuk mbajti vetem nje premtim,premtimin per hapjen e negociatave me BE,jo per faj te Zaeve,sepse Maqedeonia u ndeshkua prej Shqiperise.
    “Nuk u hapën negociatat: Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, jep dorëheqjen 18 Tetor 2019
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Kjo është ajo që mësohet nga burime diplomatike evropiane, cituar nga Ansa, pas refuzimit të hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Nga Shkupi ende nuk ka konfirmim zyrtar, ndërsa mediat shkruajnë se po shqyrtohen të gjitha opsionet.
    Analiza dhe konsultime po bëhen edhe në partitë politike, ndërkaq tashmë ka paralajmërim edhe për takim të mundshëm të liderëve tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Nga Kabineti i presidentit thonë se me deklaratë për këtë çështje do të dalin pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel. Zaev e kishte paralajmëruar më herët se nëse nuk hapen negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut ai do
    të jepte dorëheqjen dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme”.

  4. Nard Ndoka pompisti says:

    Andi , e paske ngrene supen sot nga guzhinjeri yt…

  5. Labi.soc says:

    Ti Molla Omar bej pak kujdes me ato qe thua per fisin e kapojve,ok ju njihni (aq sa e njihni)Andin ,por Fisi kapojve eshte shume here me I madh se sa nje person.Ju nuk keni te drejte te fyeni nje fis te tere.

  6. Sinqeritet says:

    cam zagar “qorri” me ne fund e gjetem:
    Do te heqim Ramen dhe do te veme “patriotin”:
    qirje vangjeliz ! ♨️?????grek,o grek
    grek,o maskara!
    ??⛏??⚖?

  7. andi,just a question:are you reading the people’s comments for you?you feel ?️,and sleeping ?️?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje