Bëni kujdes, zbardhet Akti Normativ për plazhet shqiptare: 700 mijë lekë gjobë nese shkelni protokollin e sigurisë shëndetësore

25 Qershor 2020, 10:31Sociale TEMA

Bizneset turistike që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen e turistëve nga përhapja e infeksionit të COVID do të gjobiten me700 mijë lekë. Në rast përsëritje, do t’u mbyllet aktiviteti.

Kjo parashikohet në një akt normativ që mban firmën e ministrit të Brendshëm dhe të Shëndetësisë.

Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu  shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi” shkruhet në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje