DETAJET: 3 të arrestuar për dhunë në familje në Vlorë

25 Qershor 2020, 13:01Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 shtetas për dhunë në familje.

Një 31-vjeçar akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes e një 27-vjeçar për dhunë ndaj nënës së tij, situata është më e rëndë në rastin e një 60-vjeçari që ngacmoi seksualisht të bijën.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit:

A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më 24 qershor në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.

Z. S., 60 vjeç, i cili ishte në kërkim, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më 23 qershor, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

1 komente në “DETAJET: 3 të arrestuar për dhunë në familje në Vlorë”

  1. Koli says:

    Rama nuk eshte denuar asnjehere per dhune ne familje se eshte deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje