Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka raportuar sot në Kuvend për veprimtarinë e Institucionit që drejton për vitin 2019.
Ai u shpreh se gjatë vitit të kaluar, është themeluar një sistem i “vetingut permanent të prokurorëve”, për verifikuar pasurinë e tyre.
Sipas Ibrahimit, “sistem i vetingut permanent do të hedhë gurët e themelit për integritetin në sistemin e Prokurorisë”.
Ai tha mes të tjerash se prokurorët janë bërë shpesh edhe objekte të sulmeve politike, ku theksoi se Këshilli ka përdorur kompetencat për të mbrojtur pavarësinë e tyre.
“Kemi pasur rast të përdorim kompetencat tona në lidhje me mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve, kur ata sipas gjykimit tonë, janë bërë objekt i sulmeve politike, jo politike, kam parasysh rastin e drejtuesit të prokurorisë së përgjithshme, i cili për shkak të cilësive personale u bë objekt i një lloj sulmi publik dhe ne në këtë rast dhe raste të tjera patëm rastin t’i qëndrojmë në krah prokurorëve duke ushtruar një kompetencë të qartë që na e ka dhënë Kushtetuta”, u shpreh ai mes të tjerash.
Pjesë nga fjala e Ibrahimit:
Suksesi në luftën kundër krimit është i mundur vetëm nëse prokurorët janë profesionalë, të pavarur dhe me integritet. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është zyra e kuadrit të Prokurorisë.
Është në misionin e Këshillit që vendimet për karrierën e prokurorëve, transferimin e tyre, të jenë vendime që të bazohen në vlerësimin e meritave profesionale të prokurorëve dhe në rezultatet vlerësimit ët figurës dhe integritetit ët tyre.
Ky set kompetencash që i është besuar Këshillit, që është një organ i zgjedhur në mënyrë ët depolitizuar dhe ka një përbërje nga 6 prokurorë dhe 5 jo prokurorë, që balancon interesat e prokurove me qytetarët në përgjithësi.
Gjatë 2019 veprimtaria jonë është shënjuar nga themelimi i Prokurorisë Posaçme dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Veprimtari e Këshillit ka qenë edhe më e thellë dhe e gjerë.
Gjatë vitit që shkoi kemi themeluar një sistem të vetingut permanent të prokurorëve. Në saj të kësaj korrespondojmë me rreth 45 institucione, në një përpjekje për të verifikuar figurën e pasurinë e prokurorëve në faza të ndryshme të karrierës së tyre, në përgjigje të degradimit të standardeve të integritetit dhe profesionalizimit në sistemin e drejtësisë, ne japim drejtësi se dhe kur vetingu të mbarojë, sistemi do të ketë mekanizma të sprovuara për të ndaluar bjerrjen e standardeve të përmendura.
Ky sistem i vetingut permanent do të hedhë gurët e themelit për integritetin në sistemin e Prokurorisë. Gjatë viti që shkoi Këshilli është integruar në rolin e kuadrit ndihmës në procesin e vetingut. Kemi miratuar 44 raporte vlerësimi për prokurorët në kuadër të procesit të vetingut.
Në vitin 2020 do të kryejmë të gjitha procedurat e ngritjes në detyrë të drejtuesve të prokurorisë. Kemi pasur rast të përdorim kompetencat tona në lidhje me mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve, kur ata sipas gjykimit tonë, janë bërë objekt i sulmeve politike, jo politike, kam parasysh rastin e drejtuesit të prokurorisë së përgjithshme, i cili për shkak të cilësive personale u bë objekt i një lloj sulmi publik dhe ne në këtë rast dhe raste të tjera patëm rastin t’i qëndrojmë në krah prokurorëve duke ushtruar një kompetencë të qartë që na e ka dhënë Kushtetuta.
muzllumut ibrahimi
kercen Bel Danc para shoqes Kimi
se ne ju a njohim mire Genin rraces se Mutit
—
Rrospia e Anadollit – Mallkimi i Shqiperise !
Po ca jane keto gjepura po ti ke integritet ti nuk ploteson asnje kushte per te qene aty talluni o langaraqer.
Ore njerez! jeni budallenj apo shtireni? Jane disa qindra njerez te “angazhuar” ne eksperimentin: reforma ne drejtesi. Keta kane nje page mesatare prej 5000 $ ne muaj. Si kujtoni ju jane budallenj qe ta lene kete page dhe te zvariten duke gjykuar hajdutet e xhepave? Kushdo keshtu do te vepronte deri sa hajdutet e vertete qe gjoja rezikohe ta shembin reformen dhe te filloje çdo gje nga e para, prandaj mos e vrisni mendjen per kete pune, mblidhni ndonje leke ta kini ne se fati i keq ju perball me keto hijena dhe shikoni telenovela Turke te Klani.
Edhe keto mender prokuroret e rijn, sidomos ai i pergjithshme na dolen loqe fare. Ku e ku me lart ishte ajo e perkohshmja. Edhe per keto drejtesine tone e ka marre lumi. Se shpejti duhet ti themi rames te rroje vete per drejtesine qe ngriti.
Kure nji vend si ky I joni komandohet nga komunistat,spiunt e ndytsirat kshtu shkojne punte,deri kur ja u kane dhene afatin komandantet tuaj,pra plaku I vicidolit,lir floriri e edvin narkomani,ta perfundoni kyte te quajtur reforme.Ju skeni turp,jeni pa perjashtim kriminele,kshtu si ja keni nisur ju ase ne vitin 2050 se mbaroni kyt marveshje,se kjo reforme ne drejtesi kusesi nuke eshte.