Kryesia e PD e nis me "vrull" fushatën elektorale, vendimi: Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet nga anëtarësia

25 Qershor 2020, 12:42Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur sot de facto fushatën elektorale, duke miratuar menyren se si do te zgjidhen kandidatet per deputete.

Bëhet me dije se Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Ne kete menyre, fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatêve ndahen në katër faza.

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

“Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD”- thone burimet.

Kujtojme se ky ishte edhe nje premtim i bere nga kreu i PD-se, Lulzim Basha per hapjen dhe demokratizimin e partisë dhe fuqizimin e rolit te anëtarit ne vendimmarrjet me te rëndësishme politike..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje