Ministria e Brendshme ka propozuar së fundmi një projektvendim që pritet të hapë shumë debat në opinionin publik.
Projektvendimi parashikon që mjafton një grup prej 300 personash që mund të aplikojnë, për t’u njohur si pakicë kombëtare në Shqipëri.
“Njohja formale e një pakice kombëtare, e ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë ligj, bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës pranë Ministrit të Brendshëm nga grupi i shtetasve i përbërë nga jo më pak se 300 persona, që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare dhe shqyrtohet nga Komisioni ad-hoc që ngrihet për këtë qëllim”, thuhet në relacionin shpjegues të këtij drafti.
Por historianët janë ngritur kundër këtij propozimi, madje Instituti i Historisë e ka kundërshtuar zyrtarisht atë. Nga ana tjetër Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi duket se ka disa kërkesa përsa i përket kësaj nisme.
Robert Gajda i cili ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Wake Up”, tha se çuditërisht, institucioni që ai drejton nuk është pyetur për këtë projektligj.
“Nuk jemi pyetur. Ne në përgjithësi kemi një marrëdhënie shumë të mirë me institucionet për të dhënë mendime për drafte ligjore, apo akte nënligjore etj, për minoritetet ndërkohë që në rastin konkret nuk e kemi pasur një bashkëpunim të tillë.
Unë jam vënë në dijeni për këtë projekt nga mediat dhe nuk jam shumë i qartë nëse kjo nismë është ligjore apo akt nënligjor. E kemi evidentuar disa herë që në lidhje me aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për pakicat kombëtare nuk kemi pasur një komunikim me Ministrinë e Brendshme nuk na ka kërkuar asnjëherë mendim ç’ka është e çuditshme në praktikën normale”, sqaroi pozicionim i tij mbi këtë nismë Robert Gajda Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
I pyetur për çfarë ka hapur debat, që është pikërisht përcaktimi se mjaftojnë 300 veta për t’u njohur si pakicë kombëtare, Gajda u shpreh: “Nëse bëhet fjalë vetëm për kërkesë njohjeje, numri nuk përbën problem.
Ajo që duhet të përbëjë problem janë kriteret që duhen vlerësuar për të qenë pakicë linguistike apo kombëtare. Unë shoh vështirësi aktualisht, për të njohur pakica të reja kombëtare sepse, ne e kemi një ligj që i ka njohur me listë të mbyllur 9 pakicat kombëtare, që do të thotë se nëse do të duhet të shtojmë pakica të reja kombëtare, duhet ndryshuar së pari ky ligj.
Ne nuk kemi një ligj të përgjithshëm por kemi një ligj që përcakton specifikisht, 9 pakica kombëtare. Dhe për atë ligj është marrë shumë kohë janë bërë shumë debate, konsultime dhe diskutime.
Dhe nëse do të futet një pakice e re kombëtare patjetër që do të ketë një debat shumë të madh. Kur është miratuar ky ligj për pakicat kombëtare nuk erdhi nga hiçi, por ka pasur studime paraprake për të arritur deri aty, dhe nuk është shumë normale dhe as serioze që një shtet çdo 2-3 vjet shton apo heq pakicat kombëtare”.
Eshte ligj absurd pasi kudo ku ka varferi dhe injorance dhe vendi fqinj u ben ” favore ne para ” ne shkembim te nje perfitimi me te madh strategjik do te gjesh disa firma per kete qellim.
Heren tjeter pyeteni Durresin e Shkodren ne duan te quhen italiane.
O qeveritare servila e te korruptuar mos beni ligje ne dem te vendit nen asnje presion sepse kijeni parasysh se nje dite do te perfundoni si Thaci.
E vertete eshte kjo qe thua ti dhe jam mese dakord.
Por ky pseud projektligj nuk eshte as lobim i Greqise as lobim i ndonje shteti tjeter.
Greqia nuk ka brek ne byth, popullata eshte teper e plakur dhe do i falimentoje shume shpejt fondi i pensioneve.
Keto jane ligje te Sorosit ku Edi Rama si zar i tij , do ta beje Shqiperine experiment.
Me shume gjasa duan ta perdorin kete ligj per refugjatet e huaj qe duan te sjellin.
Se harrova te shtoj, ky ligj nuk duhet aprovuar kurr.
Gjithe opozita dhe gjithe skeptri shqiptar duhet te mblidhet.
Ndryshe Rama me Llesh malokun do akuzohen per tradheti kombetare.
Nismë e gabuar !
300 Italianë në Shqipëri – minoritet
300 Iranianë në Shqipëri- minoritet
300 Noevegjezë në Shqipëri – minoritet
300 Grekë/Grekë në Shqipëri- minoritet
300 Maqedonas në Shqipëri – minoritet
300 Francezë në Shqipëri – minoritet
300 Kinezë në Shqipëri – minoritet
300 Libianë në Shqipëri – minoritet
e të tjera, e të tjera
Çfar rrumpallash ka administrata Shtetërore e Ramës që hidhen në sulme me deklarata absurde të tilla. Ku e mbështet, dhe në çbazë të presedecës botërore veprohet numuri 300 Administrata RAMA.
Administrata RAMA në bazë të numërit 300 dhe aplikimi i tijë për shpallje e të drejtës të regjistrohesh si minoritet në Shqipëri, duhet të aplikojë e të kërkojë të njëjta standarte në cilindo Shtet nëpër botë që aty ku ka e jetojnë 300 Shqiptarë ato ti shpallin me ligj për njohjen e tyre si minoritet.
Sa qesharake do të dukej admistrata RAMA në sytë e botës.
Edi Rama çfar ke mjellur në administratën tënde do të korrësh thotë fjala e urtë popullore, por të paktën mos i sill më telashe Shqipërisë…