Mjeku i Lazio plas “bombën”: Kështu, shëndeti i lojtarëve është në rrezik!

25 Qershor 2020, 22:05Sport TEMA

“Të luash në orën 21:45, nga pikëpamja mjekësore është një fatkeqësi e vërtetë për shëndetin, përtej asaj se kush fiton apo humbet. 

Me këto ritme po shkojmë në një rraskapitje fizike të lojtarëve. Sa më shumë orë nga rikuperimi i energjive të humbasin lojtarët, aq më i madh do të jetë sindromi që çon në rraskapitje fizike. Shëndeti kërcënohet seriozisht”.

Ky është paralajmërimi i Ivo Pulcini, drejtori mjekësor i Lazio, bërë në mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”.

Më tej, ai vazhdon: “Në gjithë përvojën time me federatat e ndryshme kombëtare kam kuptuar që duhen 4 përbërës, për të qenë në formë: efikasiteti psikik, forca fizike, përgatitja teknike dhe taktike.

Në “shportën” e cilësive, këto të katërta mundësojnë një performancë të shkëlqyer. Në rrjedhën e situatës nevojitet edhe një edukim sanitar. Stimulimi më i madh i entuziasmit vjen nga endorfina, e cila prodhohet nga vetë trupi i lojtarëve. 

Kreatina? Më së shumti, 5 ose 6 gramë, nëse është e nevojshme. Më shumë se kaq konsiderohet doping dhe unë i kam paralajmëruar mjekët sportivë”.

1 komente në “Mjeku i Lazio plas “bombën”: Kështu, shëndeti i lojtarëve është në rrezik!”

  1. Kok Syneti, si koka Meros dhe e Fejzos tre toca K? says:

    Ik o KAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje