Rama tregon historinë e pa thënë më parë: Një politikan serb frikësohej se mos fotografohej duke i dhënë dorën Thaçit, e quante kriminel

25 Qershor 2020, 22:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot një histori që nuk e kishte thënë më parë. Në emisionin “Rubikon”, kreu i qeverisë u shpreh se një politikan serb, të cilin e mbajti anonim, i kishte thënë se kishte frikë që të takonte Hashim Thaçin, pasi e quajte si kriminel.

Rama u shpreh se ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ do t’i shkatërrohej reputacioni.

Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë. 

Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment. 

Më kujtohet terrori se mos dikush e kishte fotografuar duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ Hashim Thaçi.

Këtë nuk e them se e pashë në sytë e tij, por e dëgjova në bisedën e tij. Ishte i terrorizuar. 

Unë i thashë ‘A je në vete, çfarë është kjo?’. Ai më tha ‘nuk i njeh serbët’. 

Ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ do t’i shkatërrohej reputacioni. 

Ata kanë arritur në një fazë në skenën e tyre politike ku kanë një njeri që është shumë autoritar”, u shpreh Rama.

1 komente në “Rama tregon historinë e pa thënë më parë: Një politikan serb frikësohej se mos fotografohej duke i dhënë dorën Thaçit, e quante kriminel”

  1. Bbb says:

    O piktor leni llogjet se s’pijnë më ujë… je një nga fajtorët kryesorë për këtë punë….me hir apo pahir: ke 7 vjet që çdoganon Serbinë dhe Vuçiçin në opinionin ndërkombëtar….duke u puthur me të si një adoleshent i hutiar nga hashashi dhe epshi
    Ku të gënjente mendja se do shkonte ajo sjellje prej hippie naiv?!?!?
    Po ti e ke thënë me gojën tënde xhanëm: mjerë ai popull që DETYROHET të zgjedhë një kryeministër piktor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje