Vetëvendosje: Hashim Thaçi ra në "varrin që hapi për të tjerët", duke filluar nga Albin Kurti

25 Qershor 2020, 09:42Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendose thotë nëpërmjet ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, se aktakuzat e Hagës ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Veseli, vijnë në një kohë pa kohë.

Abazi i sheh të lidhura këto akuza edhe me mosmarrëveshjet mes SHBA dhe BE për dialogun.

Ai thotë se krimet e luftës duhet të zbardhen por se beson për një drejtësi që tejkalon vijat etnike.

Abazi kujtoi se Vetëvendosje që në fillim ka qenë kundër ngritjes së Gjykatës Speciale.

Haki Abazi: Është një kohë e pakohë në kuptimin e dinamikës së zhvuillimit të ngjarjeve. Përplasjet mes administatës së SHBA dhe shteteve të Unionit europian datojnë qysh herët, që nga fillimi i mandatit të presidentit Trump dhe qasjes së tij ndaj shumë vlerave demokratike.

Fatkeqësisht mund të ketë përplasje, edhe pse si vend i vogël jo domosdoshmërisht është qendra e përplasjes, por mund të bëhet edhe element i çështjes së mospajtimit.

Si VV kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale për faktin se është formuar të ndjekë një grup etnik, në kërë rast shqiptarët. Kemi besuar për një drejtësi që tejkalon vijat etnike. Nëse duhen zbardhur krimet nuk duhen targetuar shqiptarët që kanë qenë të detyruar të kundërshtojnë okupatorin serb.

Edhe pse nuk pajtohet me qëndrimin e Gjykatës Speciale, Abazi thotë se Thaçi ra në gropën që hapi për të tjerët.

Ai kritikon rolin destruktiv të Thaçit përgjatë 7 viteve, duke e akuzuar edhe si regjisor të rrëzimit të qeverisë Kurti.

Haki Abazi: Nga 26 qershori 2015 kur kemi kundërshtuar që  të votohet për ndryshimin e amendamentit kushtetues 24 ka qenë Thaçi që ka kthyer me 3 gusht 2015 me një dredhje dore të deputetëve të PDK dhe me atë është bërë ndryshimi kushtetues dhe i është hapur rruga për krijimin e gjykatës speciale.

Ishte një tentim hapje varri për të tjerët dhe tani ka rënë vetë. Nuk dua të bëhem i mëshirshëm para kësaj situate për shkak se Thaçi ka luajtur një rol destruktiv gjatë gjithë kohës, ka tentuar të bëjë fragmentim të spektrit politik që ka dobësuar Kosovën me 7 vite dialog shterpë në Bruksel dhe tani një udhëtim i dyshimtë në Uashington. 

Shkurja në Shtëpinë e Bardhë nuk do thotë domosdoshmëri rezultat, sidomos kur është e papërgatitur. I kujtoni zhvillimet e fundit ku Thaçi ka qenë protagonisti kryesor, të mos themi regjisori i rënies dhe rrëzimit të qeverisë Kurti dhe shkatërrimit të legjimitetit të qeverisë që kishte dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Kosova është duke u goditur për faj të lidershipit politik, zotit Thaçi, i cili ka dështuar të tregojë se Kosova mund të bëhet shtet.

Po të kishim drejtësi të besueshme dhe të pavarur, kurrësesi nuk do të ballafaqoheshim me ndërtimin e një gjykate speciale diku tjetër me arsyetimin se nuk u besohet institucioneve të drejtësisë brenda. Për 7 vite pritëm rezultate me premtimet e kota që ka bërë në Bruksel me dialogun. 

Pas dështimit për ta paraqitur ndarjen si koncept fitimtar në marrëveshjen me Serbinë, e bëri Kosovën material në zgjedhjet në Amerikë. Shumë e rrezikshme. Edhe sot refuzojmë shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë ap kudo tjetër për tu bërë Kosova një flamur suksesi në fushatën elektorale të kujtdo. 

Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA por kurrësesi nuk duhet të biem pre e lobistëve dhe njerëzve që tentojnë të shënojnë sukses të shpejtë mbi kurrizin e një gjeopolitike rajonale siç është Ballkani. Asnjë njeri në Kosovë dhe në Shqipëri nuk pranon që UÇK të përfshihet në gjykime ndërkombëtare.

3 komente në “Vetëvendosje: Hashim Thaçi ra në “varrin që hapi për të tjerët”, duke filluar nga Albin Kurti”

  1. RROFTË HASHIM THAÇI ♥️ says:

    Gjykata e HALABAKËVE dhe Prokuroria e FEKALEVE në HAGË do ti RRUAJ TOPET HASHIM THAÇIT LEGJENDAR dhe LUFTËTAR ATDHETAR !! HASHIM THAÇI i NDERUAR do të mbahet mend përjetë dhe për SHEKUJ me Radhë si LUFTËTARI TRIM që ÇLIROI KOSOVËN dhe i dha asaj PAVARSINË e shumëpritur . RROFTË HASHIM THAÇI dhe ju bëj thirrje 9 – 10 BASHKIVE kryesore në SHQIPËRI , që nga SOT , ta thërrasin HASHIM THAÇIN dhe ta DEKOROJNË me MEDALJEN më të LARTĒ si PATRIOT dhe ATDHETAR SHQIPTAR!! TË FILLOJ VLORA e para dhe pastaj të gjitha BASHKITË e tjera dhe ti tregojnë të kundërtën KURVAVE dhe FUNDËRRINAVE të EUROPËS PUTANË , që është Filo Serbe !!!

  2. Shpalosësi says:

    VetVarrimi (VV)
    eshte subjekti qe mbijeton me viktimat e anetareve te vete dhe qe udhehiqet nga psyhopat te llojit te vetem si Albin Kurti, Haki Abazi, Sveçla, Selimi, Konjufca, Kurteshi. Keta legena serb te gjithe luftetaret e lirise i nderojne vetem te vdekur, kurse te gjalletbi kane kundershtar dhe duan ti shohin ne burgje ose te vdekur. Kjo eshte “filozofia” e partise se psyhopateve. Betimi i dhene ne burgun e Svetozares ka filluat te vihet ne levizeje.

  3. Shpalosësi says:

    VetVarrimi (VV)
    eshte subjekti qe mbijeton me viktimat e anetareve te vete dhe qe udhehiqet nga psyhopat te llojit te vetem si Albin Kurti, Haki Abazi, Sveçla, Selimi, Konjufca, Kurteshi. Keta legena serb te gjithe luftetaret e lirise i nderojne vetem te vdekur, kurse te gjalletbi kane kundershtar dhe duan ti shohin ne burgje ose te vdekur. Kjo eshte “filozofia” e partise se psyhopateve. Betimi i dhene ne burgun e Svetozares ka filluat te vihet ne levizeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje