Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në emisionin “Presing” ne TV 7 ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit nëse do të thirret nga Specialja.
Thaçi tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim, por janë intervisuar dhe ish kryeministra, ministra, kryetarë komunash dhe vijojnë normalisht.
Nuk mund të ikin në shpi sipas tij se intervistohet nga specialja.
“Nëse më vjen ftesa do të përgjigjem. Nuk jap dorëheqje nga presidenti. Pse të jap dorëheqje.
Intervistimi është normal. Janë invervistuar ministra, ish kryeministra, kryetarë komunash.
Të gjithë duhet të shkojnë në shpi?.
Jam intervistuar katër herë dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Nëse vjen ftesa do të shkoj të jap shpjegimet që më kërkohen.
Do të përgjigjem si të gjithë ish luftëtarët e tjerë.
Aty shkon qytetari dhe jo Presidenti”, ka deklaruar mes të tjera presidenti i Kosovës.
Pas akuzave te Gjykates Speciale, Presidenti Thaçi anuloi viziten e planifikuar ne Uashington, si kryesues i delegacionit te Kosoves per bisedimet dher marreveshjen historike me Serbine.
Akuzat janë ne emri tend dhe janë penale,nuk akuzohet institucioni i Presidentit dhe ti duhet te japesh dorëheqjen per tu perballur me drejtesine. Nuk mund te sakrifikohet aveniri i nje populli te tere per bëmat e tua dhe sa per UÇK_n,nuk po e akuzon askush dhe akuzat i keni individuale,prandaj merrni avokatet e mbrojuni per akuzat qe ju behen. Kush eshte i pa fajshem nuk ka problem te mbrohet. Populli i Kosoves nuk i ka asnje borxh askujte.