Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon DASH: Hap përpara për drejtësinë në Kosovë

25 Qershor 2020, 08:15Rajoni TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar me nje qendrim pas akzuave te ngritura nje dite me pare ndaj presidentit te Kosoves, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente për Zërin e Amerikës, në kushte anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

2 komente në “Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon DASH: Hap përpara për drejtësinë në Kosovë”

  1. Ola says:

    DASH vlereson punen per akuzat e ngritura ndaj luftetareve te Kosoves qe sipas akuzes jane vrare 100 serbe.Po per mijra te vrare kosovare dhe varret masive te gjetura, apo perdhunimet e femrave te Kosoves kujt I jane adresuar akuzat dhe cfar ka bere DASH dhe BE.Keto akuza jane per te zhvleftesuar luften per liri te popullit te Kosoves .Te ben pershtypja per presionin e madh qe u be nga faktori nderkombetar per ngritjen e gjykates speciale ne Kosove .Pse nuk u kerkua e njejta gje per krimet e Serbise ndaj popullit te kosoves para dhe gjate luftes

  2. Olimpia says:

    Po ne se ne Nurenberg do te ngrihej nje akuze per shkaterrimin dhe djegien gjalle te mbi 50 mije njerezve ne Dresden ne nje nate ne pranvere te 45 ,te vdekjes te mbi 300 mije njerezve ne Hiroshima dhe Nagasaki,te bombrdimeve tapet ndaj qyteteve gjermane ne perfundim te luftes,cfare qendrimi do te mbante DP.S ne Uashington ?Kurre nuk ka ndodhur te gjykohen ata qe ishin te sulmuar dhe viktima te nje agresioni apo pushtimi….Pra BS,Britania dhe SHBA nuk mund te gjykoheshin.Ndrekohe gjykohen shqiptaret e Kosoves sepse guxuan te luftojne kunder nje regjimi kriminal pushtues.Mbas luftes se 2b u kryen mijra vrasje pa gjyq ne France,Itali,Hollane,Norvegji,ne Jugosllavia,ne Eurolindje ne dem te ish bashkepunetoreve te pushtesve ,pavaresisht shkalles se fajit por edhe te njerezve te pafajshem dhe askush nuk u gjykua.
    Po kthehemi prape ne kohen e Titos,Serbia si ish Jugosllavia e perkedhelura e Perendimit ,per aresye gjeopolitike ,frenimit te ndikimit rus.Dhe si gjithmone duhet te paguajne shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje