Gjithnjë e më shumë, shkencëtarët po kuptojnë problemet shëndetësore që la pas koronavirusi. Disa prej tyre mund të kenë efekte të zgjatura për pacientët dhe sistemet shëndetësore për vitet në vazhdim.
Përveç problemeve të frymëmarrjes, virusi që shkakton COVID-19 sulmon shumë organe, në disa raste duke shkaktuar dëme katastrofike.
“Ne menduam se ky ishte vetëm një virus i frymëmarrjes. Rezultoi se prek pankreasin, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe organet e tjera. Ne nuk e vlerësuam këtë në fillim“, thotë dr. Eric Topol, kardiolog.
Përveç problemeve në frymëmarrje, pacientët me COVID-19 mund të pësojnë çrregullime të koagulimit të gjakut që mund të çojnë në goditje dhe inflamacion ekstrem që sulmon shumë organe njëkohësisht.
Virusi gjithashtu mund të shkaktojë komplikacione neurologjike që variojnë nga dhimbja e kokës, marrja e mendve dhe humbja e shijes ose aromës deri te krizat dhe konfuzioni.
Edhe shërimi mund të jetë i ngadaltë, i paplotë dhe i kushtueshëm, me ndikim të madh në cilësinë e jetës.
“Mënyrat si manifestohet Covid-19 janë të shumëllojshme dhe disi unike”, thotë Dr. Sadiya Khan, kardiologe.
Në rastin e gripit, njerëzit me probleme zemre janë të rrezikuar nga komplikacionet. Ajo që është befasuese për këtë virus është shtrirja e komplikacioneve jashtë mushkërive, thonë shkencëtarët.
Kjo mendohet se do të jetë kosto dhe ngarkesë e shtuar për kujdesin shëndetësor për individët që i kanë mbijetuar COVID-19.
Sa leke keni marre per kto konstatimet ju kurvat e kill gejitsit…
Ky eshte shkaku qe kinezet, pak kohe para shperthimit te epidemise masive ne Kine, blene neper bote tonelate e tonelate e tonelate antikoagulantesh, qe do te thote se dinin dicka me shume per problemet qe krijonte ai virus, sidomos si pasoje e koagulimit te gjakut (trashjes se gjakut) ne organizmat e infektuar.
Kur duhet te theksojme dhe se:
Shkalla e infeksionit varet dhe nga doza e virusit qe ka marre personi (duke e habiteshme por eshte e vertete) dhe sidomos nga marja ne menyre te riperseritur te virusit.
Dhe se, per individe te ndryshem, reagimi ndaj virusit mund te jete i ndryshem, e lidhur kjo me gjendjen fizike te organizmit dhe me llojet e ushqimit qe perdor.
Kur duhet te theksojme se eshte esenciale, reagimi ne nje kohe sa me te shpejte, sapo shihen simptomat e para te
atij virusi.
Nuk juvjen turp na shkatrruat me keto portale. po na beni me strese ju vraft zoti qe ju keni lindur kriminel e kriminel do e vdisni si qener