Mjeku i njohur i Infektivit Pëllumb Pipero përmes Report Tv u ka bërë një thirrje qytetarëve që përballë situatës ku ndodhemi me rritjen e numrit të rasteve me COVID cdo ditë e më shumë dhe fataliteteve, të zbatojnë masat anti-COVID, maska, distanca dhe higjiena.
“Tashmë nuk ka më të panjohura të mëdha, por duhet kujdes i madh. Maska është mjeti kryesor mbrojtës, më pas vjen distanca, atje ku nuk ruajmë distancën duhet të vendosim maskën, më pas higjiena, por kryesore është maska dhe distanca. Ju lutem, ju lutem, ju lutem respektoni masat“.
Pipero tha se Infektivi është në kapacitet maksimale për shkak të shtimit të rasteve në javët e fundit. “Numri i rasteve të infektuara dhe të sëmurë nga COVID dhe të shtruar është shtuar, jemi në kapacitetet maksimale. Dinamika e rasteve është e ndryshme. Kemi raste, mesatarisht të rënda, dhe të rënda, kemi edhe mjaft në shërim e sipër, 14-15 janë në terapi intensive. Krahas të shtuarve pozitive, kemi edhe të shtruar“.
Por a ka më kapacitete shëndetësia shqiptare në rast të një skenar të paparashikuar? “Tashmë mjekësia shqiptare i ka kapacitetet për të përballuar cdo skenar të mundshëm. Mjekësia ka pak në dorë, më shumë kemi ne që duhet të ruhemi. Maska dhe distanca dhe higjiena e duarve. Ju lutem të gjithë qytetarëve vendosni maskën dhe ruani distancën, virusi mund të na vrasë cdo ditë. Ju lutem më dëgjoni mua dhe kolegët, na dëgjoni ne specialistët. Janë disa skenarë, pas spitalit COVID-1 është gati ish-Kirurgjia e vjetër dhe të tjerët“.
Pipero kërkoi që mjeku i familjes të jetë më i përfshirë. “Por duhet që mjeku i familjes të jetë më në lojë. Ai që ka nevojë për spital të vijë sa më shpejt. Personi rri 12 ditë në shtëpi sa të pësojë komplikacione, ka edhe nga ata që vijnë për një telefonatë, ndërkohë ata me komplikacione vijnë me vonesë“.
Në javët e fundit, në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera të botës është ulur mosha e të prekurve, ndërsa pak ditë më parë u shënua edhe viktima më e re 35-vjeç nga Librazhdi. “Dua të them se studimet dëshmojnë se është ulur edhe në botë mosha e të prekurve, tashmë diskutohet mes 29-39 vjeç, pavarësisht sa e manifestojnë.
Edhe mosha mesatare te ne është ulur në mos gaboj është 60 apo 59-vjeç. Por ka edhe të rinj mes tyre, edhe persona që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, prek disa organe njëkohësisht c’ka dëshmon edhe njëherë se përvec moshave të rrezikuara, mund të rrezikojë edhe të tjera” tha mjeku.
Po fol ore Pipero te keqen, fol ore se ma mbyti ky i flamosuri coronavirus! Ca mut ilaci duan te zbulojne keta, ore tu befsha, ti je ilac e shkuar ilacit kunder coronavirusit. Hajvanlleqet qe nxjerr ti nga goja tmerrojne jo vetem coronavirusin, por cdo lloj virusi dhe bakteri te marre se bashku. Ca qe qy fat i madh per ne, qe te patem ty ne kete situate. Sidomos konkluzioni yt i “ndritur’ se koronavirusi e ka humbur tashme forcen dhe virulencen mahniti edhe vete etiopinanin e OBSH. Bill Gates hoqi dore nga vaksina, pasi mori vesh deklaraten tende te hatashme. Po mahnit boten or Pipero vellai, na zbardhe faqen dhe na nderove si komb. Meta dhe LSI duhet ti propozojne Akademise suedeze Nobein per ty, per perfundimet e tua te ndritura, pa me te voglin eksperiment shkencor, por vetem duke lexuar fjalimet e Monikes dhe Petja Vasilit. Lum Skrapari per kete bir te denj qe ka nxjerre. Pas Fuatit, qe dhe i verber realizonte tre norma ne dite ne bujqesi, ti je nderi dhe krenaria e kazase se Skraparit qe nxjerr si tespije, radhe njeri pas tjetrit, trima dhe te ditur.
Tema pse botoni komente sharlatanesh kur behet fjale per jete dhe vdekje? https://covid19.healthdata.org/albania
Sipas projeksioneve te Washington University do kete 1300 te vdekur deri ne 1 Tetor dhe kjo nese te gjithe respektojne masat rigorozisht. Situata do jete shume me e keqe nese ka neglizhence. Na vjen keq se kemi farefis ne Shqiperi. Kini parasysh se virusi le pasoja te tmershme edhe sikur te sherohesh apo ta kalosh lehte. Tragjedi me permasa biblike per Shqiperine. Eshte vetem fillimi. Dr. Pipero eshte shume i sakte. Komentet e sharlataneve lerini per artikujt politike.