“Është lider natyral, mund t’i jap sërish shiritin e kapitenit”- Arteta flet për Xhakën

27 Qershor 2020, 14:00Sport TEMA

Granit Xhaka po mbyll sezonin e tij të katërt me fanellën e Arsenalit, kur për disa kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit, por një përplasje me fansat tetorin e kaluar bëri që t’i “hiqeshin gradat” nga trajneri i atëhershëm Unai Emery.

Megjithatë, ndonëse shiriti ka kaluar në krahun e Pierre Emenick Aubameyang, mesfushori me origjinë shqiptare vijon të sillet si një lider në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, gjë që u pa qartë edhe në ndeshjen ndaj Southamptonit, kur jepte urdhra për shokët e tij.

I pyetur mbi këtë konstatim, trajneri spanjoll Mikel Arteta pranoi se Xhaka është një lider i lindur dhe se mund të marrë sërish shiritin e kapitenit, ndërsa vlerësoi maksimalisht sjelljen e mesfushorit të përfaqësueses së Zvicrës.

“Më vjen mirë që e keni dëgjuar zërin e Xhakës në fushë. Ai është një lider i lindur, vazhdimisht i angazhuar jo vetëm për vete, por për të gjithë shokët e skuadrës. Në të ardhmen mund të mbajë sërish shiritin, por gjithsesi edhe pa të, nuk ka asnjë pengesë për t’u sjellë si lider”, deklaroi Arteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje