Akordi është arritur, Rashica pritet që të jetë pasuesi i Werner që firmosi te Çelësi

27 Qershor 2020, 13:07Sport TEMA

Milot Rashica, sulmuesi shqiptar do të largohet nga Werder Bremen, por karrierën e tij do ta ketë sërish në Bundesligë.

Rashica ka qenë nga lojtarët e spikatur te Werder dhe pritet që ai të zëvendësojë një nga lojtarët që firmosi te Çelësi në Angli dhe bëhet fjalë për Timo Wernerin.

Një nga ekspertët e merkatos në Gjermani në një postim në Twiter thekson se Rashica e ka gjetur akordin dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Lejpzig.

Madje, marrëveshja është arritur dhe bëhet fjalë për një shifër prej 15 milionë eurosh që do e bëjnë sulmuesin shqiptar që të veshi fanelën e skuadrës simpatike të Bundesligës.

Pas Holandës dhe tri sezoneve në Bundesligë me Bremen, Rashica tashmë do të ndërrojë sërish destinacion dhe këtë herë është në kulmin e karrierës, madje këtë sezon ai ka realizuar në Bundesligën gjermane plot 7 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje