VIDEO: Komploti rus dhe Kosova

27 Qershor 2020, 17:27Rajoni TEMA

Ishte qershori i vitit 1999 kur aparati shtetëror, policor, militar e paramilitar serb do të gjendej i dorëzuar në Kosovë përballë NATO-s.

Pikërisht ishte data 12 qershor që shënoi fillimin e hyrjes së forcave ushtarake të NATO-s në Kosovë. Lufta e Kosovës shënon fundin me Marrëveshjen e Kumanovës, ku Serbia detyrohet që të tërheqë të gjitha forcat ushtarake dhe administratën dhe largohet praktikisht nga Kosova.

Disa orë më herët, para se NATO-ja të fillonte hyrjen e forcave të veta në Kosovë, rusët, jashtë çdo parashikimi dërgojnë nga Bosnja e Hercegovina një kontingjent të ushtrisë së tyre në Kosovë.

11 qershori shënon 21-vjetorin e një dite të trishtë për Kosovën në prag të çlirimit të saj, por si simbolikë jep edhe të ardhmen e Kosovës në raport me Federatën e Rusisë, e cila, për fat të keq, nuk dallon nga politika destruktive moskovite edhe para datës në fjalë.

Por, prezenca ruse në Kosovë nuk fillon më 11 qershor. Ishte data 20 maj 1999 kur në luftimet me forcat serbe në Koshare, pjestarë të UÇK-së deklaruan se kishte vrarë edhe një mercenar rus, i cili po luftonte përkrah serbëve. Bëhej fjalë për një oficer të ushtrisë ruse.

Agjencitë e huaja të lajmeve publikuan dokumente dhe konferencën për shtyp të UÇK-së, e cila argumentoi pjesëmarrjen e rusëve në luftën gjenocidale ndaj popullilt të Kosovës.

3 komente në “VIDEO: Komploti rus dhe Kosova”

  1. Lenci says:

    Myslimant nuk i don kush sidomos ne evrope
    dhe une nuk jam dakord me kete

  2. Matrapiku says:

    “Komploti” ku eshte ne kete shkrim ??

  3. ?????? says:

    Na plasi bytha per mysliman e katorlik…feja e Shqiptarit edhe Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje