Gallatë e madhe në rrjet me Musa Ulqinin. E patë?

28 Qershor 2020, 16:42Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Ismet Drishti me Armir Shkurtin e morën në telefon Musa Ulqinin dhe i thanë: Jemi mjekë nga ISHP-ja, dhe me urdhër të Taulant Ballës do të bëjnë tesin e koronës të gjithë deputetët e PS. Dhe Musai, pa e zgjatur, tha “mirë”. Pastaj këta çunat, të veshur me përparëse e kapele të bardhë, si mjekë, i thanë “fute këtë gjënë në gojë”. Dhe Muasai e futi, se kështu ka parë në televizor. Pastaj ata i thanë: O ta futëm, ishte lëpirëse... Hahahaha ça gallate. Dhe Musai, pasi i thanë se kjo ishte për qeshur, ishte kamerara e fshetë, në vend që ti shante, qeshi e u tha: Puna e mbarë çuna.

Në fakt Musain, edhe po ta marrësh në telefon e ti thuash, a ma blen një bukë o Musa e ma sill në shtëpi së kam vrarë këmbën, ai ta blen e s’të merr as lekët, edhe pasi ti thoje: Hahahaha ishte kamera e fshehtë. Jo se është i pasur, por sepse Musai është shumë i sinqertë dhe i ndershëm. Ndaj dhe nuk ishte e vështirë fare të “peshkohej”. Nëse i thanë se kemi urdhër që deputetët të bëjnë testin, ai s’ka patur asnjë arsye të mendojë ë se kjo është gënjeshtër. Sepsë ai vetë nuk gënjen asnjëherë. Unë e kam mik Musain, por jo aq shumë sa të më dhimbset pse në rrjet po bëjnë gallatë me lëpirëse.

Mua më shqetëson një tjetër gjë tjetër më shumë.

Sa të gatshëm jemi ne të qesëndisemi me një njeri, ndershmëria të cilit shkon deri në naivitet. Mediat online vërshuan të japin lajmin e të postojnë videon se si ia futën Musait. Të bësh testin, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Të respektosh mjekun, do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Nëse Ismeti do të kishte telefonuar ndonjë nga cubat në parlamet, e ai ti thoshte “shko more pirdhu”, atëherë do të thonim: Heeeee ta dhj..u ë? S’ja fute dot atij, nuk është si Musai ai.
Kamera e fshehtë është humor, por ku ka për protagonistë politikanë është diçka më shumë. Dhe unë do të doja të bënim një herë gallatë e të shqyheshim së qeshuri me ndonjë nga ata politikanë, deputetë e ministra, që meritojnë të shqyhen të gjallë për çfarë i kanë bërë këtij vendi e këtij populli.

9 komente në “Gallatë e madhe në rrjet me Musa Ulqinin. E patë?”

  1. luka says:

    Eh kur bene dhe humor Ismet katunar drishti qe peshtyhet duke fol
    as sa nje qime bythe e Musa Ulqinit ky ismeti nuk vlen
    mundohet ti lepihet salih berishes bolja duke nenqesh ps
    ky do nje dru te mire ta marrin vesh se sa i punon mendja trapit pastaj

  2. mik says:

    Po fotoja e deputetit Tom Doshi , per çfar asht aty ? Kikia nuk e permend ne artikull !!

  3. Bati says:

    ISMET DRISHTI ESHTE NJE IDIOT SI GJITHE SHKODRANET E TJERE KURSE KY SHKURTI ESHTE HANDIKAP

  4. Ladi says:

    Ismet Drishti dhe Armir Shkurti nuk maten as me mutin e Musait.Jane dy legena te Sali vdekjes dhe Like floririt qe vetem ata te elektoratit te tyre i ndjekin,por edhe ata nga mllefi qe kan per Edin jo se i pelqejne si njerez.Dy produkte te pusetave te fekaleve.

  5. Dionis says:

    Mentor, urime per shkrimin! Edhe une e njoh Musain, se kam mik, por kam patur rastin ta njoh nepermjet nje kolegu. Eshte vertet i ndershem, serioz ne pergjegjesite e veta. Fatkeqesi qe ne kete vend modelet pozitive kerkojne ti fyejne, shperfillin apo vendosur ne pozita te veshtira. A mund tja bente ai zotnia Tom Doshit kete gje!!!??? Personalisht ndihem i fyer nga inisiativa te tilla bastarte, ku nuk eshte synim humori, por fyerja. Keshtu mund ti ndodhte kujtdo qe eshte i ndershem. Me duket cinik roli i ketij Drishtit, dhe nuk duhet tja bente nje kolegu.

  6. Merati says:

    Po Ismat Drishti nje legen eshte se pune legenash ben Ismet te pelqen tja futesh nje njeriu te sinqerte o legen po pse nuk e provon me ndonje si vetja ta provosh se kesh eshte legen me i zoti shko nje here nga ata te marret e PD te shohim si do dalesh cili do jete me i marre se tjetri O Ismut na ubere si doktor bytha

  7. Agim says:

    Bravo Mentor, gjithnje kam vlersuar mprehtesine e penes tende pavarsisht se ne disa gjera edhe nuk jam pajtuer me Ty. Por kjo nuk perben asnje problem , as per mmua e as per Ju. Une shof nje ceshtje tjeter qe Ju e ngacmuat ne kete shkrim me shume mjeshtri.
    Jam pa medyshje i nje mendje me Ty qe nese ka nje njeri te segmentit te politikes shqiptare nga te gjithe krahet qe eshte model i ndershmerise dhe sinqeritetit njerzor, athere Musa Ulqini eshte presantimi me dinjtoz i tij. Ai ka ndjeshmeri te spikatur njerzore, i mbushur me plot ndenja te mira dhe te pastra, i gatshem gjithnje per te sakrifikuar dicka nga vetja dhe interesat e tij, por edhe nje njeri me kulture te larte e eurudit i spikatur(njifemi qe kur ishim studente). Eshte nder dhe vlere e madhe per ate force politike qe ai i perket.
    Por menyra e sjelljes se disa karagjozesh e besepreresh eshte per te ardhur keq. Eshte bere pjese e “kultures tone” qe te quajme te zgjuar ata qe mund te mashtrojne te tjeret, thone qe i ‘i zoti shume” eshte x apo y qe kabere shpi, biznes etj duke shitur droge apo permes krimit, ose x apo y nenpunes eshte “i zoti” sepse ka fitur shume duke shfrytezuar postin(pra duke shkelur ligjin dhe prodhuar korrupsion”). Por pak ose aspak permenden ata qe kane histori suksesi qe kane ngritur biznese te sukseshme me ndershmeri dhe pune te mire, te tjere qe kanr arritur resultate te larta ne studimet dhe kerkimet e tyre shkencore e plot e plot raste te tjera. ne nje fare menyre shoqerise tone i mungon nje emancipim i brendshem e vlersues per ata qe punojne dhe bejne gjera te mira, si te thuash neve na shoqeron nje hije “kriminalizimit’ te mentalitetit tone ne shkallen e vlersimit te gjerave. Me shume na pelqen te na quajne”gangster” se sa te nathone je nje “djale i mire”. Sigurisht jo te gjithe. Sa per Musain ai nuk ka nevoje per “mbrojtjen e askujt”, shembulli i tij do te ishte nje investim i madh per shoqerine tone nese do te adaptohej e shumefishohej.

  8. Shenjestra says:

    Eshte e vertet, Musa Ulqini eshte nje njeri brilant,i sjellshem dhe me edukate.Ai te imponon respekt.Eshte deputet me inegritet.Ai nuk eshte si disa deputet te tipit F.Noka,Paloqja,Balliu Andikapati,apo ndonje monster e keqe te pd-ke dhe Leshelis,qe, me sjelljen e tyre te kallin krupen.

  9. Jimi says:

    “Humor rrugacesh”! Kujtojne se po i ulin vlerat deputetit, por edhe nje here me shum, vertetojne mungesen e profesionalizmit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje