Infektohet me Covid-19 vëllai i këshilltarit të presidentit Ilir Meta. Ka karantinë për kreun e shtetit?!

28 Qershor 2020, 12:46Sociale TEMA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën (27 qershor) si pozitivë në testin për COVID-19 është edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se edhe familja e tij është infektuar.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives.

Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, ka shkruar Gashi.

Gashi është vëllai i këshilltarit të presidentit Meta, Flamur Gashi, i cili mbulon çështjet e rajonit.

Sipas protokollit, kreu i shtetit pas ketij lajmi duhet t’i nenshtrohet vetekarantinimit per 14 dite, perpos berjes se tamponit.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 41 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 2,590.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje