Rama flet për “përplasjen” me Lelin, shkak bizneset në Zvërnec: Patëm një debat, për të vënë “pikat mbi i”. Pjesa tjetër fantazi për klikime duke krijuar lajme të rreme. Vlora nuk e diskuton mbështjetjen për PS

28 Qershor 2020, 21:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë lidhur me debatin e aluduar që pati ditën e djeshme me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Rama nuk e mohoi përplasjen me Lelin, por tha se ishte një “debat konstruktiv, për të vënë pikat mbi i”, lidhur me disa biznese që operojnë prej vitesh në Zvërnec, dhe jo ashtu siç u raportua në disa media pranë opozitës.

Rama tha se Bashkia e Vlorës dështoi të informojë këto biznese se nuk do të preken nga operacionet e prishjes së ndërtimeve në bregdet.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë. Është e vërtetë që e kemi bërë në Zvërnec. Është e vërtetë që në atë zonë ka pasur një moment pakënaqësie të një sërë subjekteve që kanë investuar në infrastukturë të lehtë, mikpritje për turistët ditorë, dhe si rezultat i një keqkuptimi është krijuar ideja që ato struktura të lehta të ndërtuara në shumë vite do të prisheshin.

Ndërkohë që ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme nga Bashkia e Vlorës,” shpjegoi Rama.

Kryeministri tha se biseda mes tij dhe Lelit u zhvillua “e hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

“Kemi pasur një debat, një debat konstruktiv për të vënë “pikat mbi i” lidhur me shumëçka që duhet përmirësuar, sepse ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur, unë në radhë të parë asnjëherë nuk jam i kënaqur me punën time jo më me të tjerët, përfshi edhe Dritanin, për të cilin kam shumë respekt për shumëçka, por për të cilin ashtu si edhe shumë të tjerë, kërkoj edhe më tepër.

Më vjen mirë që biseda u zhvillua në mënyrë të hapur, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe kam shumë besim që si rezultat i atij debati dhe i konkluzioneve të arritura bashkarisht të gjithë do të përmirësojmë më tutje punën për këtë qytet dhe për Bashkinë e Vlorës, që ku patjetër është bërë një ndryshim i pamohueshëm nga askush,” tha kreu i qeverisë.

Raportimin në media se përplajsa erdhi për shkak të rënies së mbështetjes ndaj PS dhe Ramës në Vlorë në nivelin 30%, kryeministri e quajti si lajm të rremë.

“Këto janë zhvillime shumë të natyrshme të fantazisë dhe nevojës për të bërë klikime duke krijuar lajme të rreme. Nuk ka asnjë të vërtetë nga këto, sepse në Vlorë kemi pasur dhe kemi një mbështetje shumë të madhe, që vjen si rezultat i shumëçkaje por edhe i punës që kemi bërë,” tha Rama

19 komente në “Rama flet për “përplasjen” me Lelin, shkak bizneset në Zvërnec: Patëm një debat, për të vënë “pikat mbi i”. Pjesa tjetër fantazi për klikime duke krijuar lajme të rreme. Vlora nuk e diskuton mbështjetjen për PS”

  1. Zani says:

    Po cfare ke bere per vloren ti? Mendon se duke bere rruge bere gjithcka duhej. Po je shume larg ore, tmerresiaht larg. Çfare investimi ke sjelle ne Vlore, çfare ke bere per ge mthuer besimin e njerezve ne institucione. Drejtori i policise te doli trafikant droge, damiani ose i deleguari eshte kampioni i korrupsionit, krimi eshte kembekryq ne vlore, nuk ke nje njeri te kultures apo qytetar ne nje post per te qene dhe del e ben deklarata manipuluese sikur po digjesh per vloren.Ti mos maskara qe vetem genjen dhe shef gjithkund faj por te vetja jo. Je shume me i keq se Sali Berisha. Gjithe qeverisja jote eshte deshtim i tmerrshem.

    1. Tironsi says:

      Hahaha,Zani,qe ne fakt eshte vete Berisha digjital.

    2. selfo says:

      Zani, shume te irrituar te shikoj. Shpresoj te te vije nga ndonje nevoje personale dhe jo nga babalet qe disa vlonjate jane bere prehe e injorances dhe idiotesise qe ketu futesh dhe ti me shprehjet e tua. Ti perfaqeson Zanin e -97-es apo zanin e fshatrave per rreth Vlores? Nje gje duhet ta dishe mire; sado virusi Saliut te infektoje ne Vlore, nuk e permbys dot historine ashtu si u vertetua e ne 100 vjetorin qe nguli kembe ta festonte o ne Tirane apo ndoshta dhe ne Viçidol apo Beograd. Ju keni nje deputet te sprovuar si Agron Shehaj qe eshte nje bashibozuke dhe eshte turp per Vloren, megjithate, ti je qorr nga nje sy dhe shurdh nga nje vesh qe s’kane per tu rikthyer deri ne mbyllje te sezonit jetesor se te tille jeni ndertuar ju qe ne plazme. Si ore, te kane plase syte se çfare eshte bere ne Vlore, qyteti brenda, i gjithe i rikonstruktuar, shembja e keshtjllave te ndertuar qe kushtojne miljarda, bregdeti Skele-Uje i Ftohet, rruga unaze qe do shkoje rreth qytetit e ta shikoshe Vloren nga Shashica, rruga e Lumit te Vlores deri ne Qeparo, tuneli Llogorase qe do te filloje e as ne enderr nuk e shikoje, e sa e sa te tjera. Mos valle ti kerkon qe te vije Edi Rama e te te ndertoje shtepine tende se je fisi nga babalja?! Njerez pa dinjitet, moral, respekt, edukat e civilizim! Dhe e fundit qe trumbetohet me kaq pasion; ka rene ne 30% mbeshtetja ne Vlore? Me thoni kujt do te ja besojne Vloren vlonjatet saliut, Lulezimit Vangjel Dules apo Monikes?! Kjo po, e ben te veshtire pak se Vlora dhe Shqiperia kane nevoje te bejne qarkullim pushteti, por kane ngele hajdutet, genjeshtaret dhe kriminelet ta marrin prape se drejtesia i ka breket ne fund te kembeve qe te vendos, por kjo nuk eshte vetem semundje e Shqiperise; tani doli se dhe Europa s’ka drejtesi por e urdheron politka qe keshtu dhe demokracia e pretenduar, eshte nje genjeshter e kamufluar me keq se coronavirusi apo babalja 19. Per kete i jape te drejte injorances qe i meson Mark Marku te rinjte e sotem apo Gjekmarkaj me mendimet dhe shprehjet e tyre. Ju uroj te jeni mire me shendet se nga mendja e di si jeni. Erdhi behari, pregatituni per ne Jal se do hap bordellon Monika dhe do tu fali nga nje celular te beni qejf!

  2. Zani says:

    Po cfare ke bere per vloren ti? Mendon se duke bere rruge bere gjithcka duhej. Po je shume larg ore, tmerresiaht larg. Çfare investimi ke sjelle ne Vlore, çfare ke bere per te merituar besimin e njerezve ne institucione. Drejtori i policise te doli trafikant droge, damiani ose i deleguari eshte kampioni i korrupsionit, krimi eshte kembekryq ne vlore, nuk ke nje njeri te kultures apo qytetar ne nje post per te qene dhe del e ben deklarata manipuluese sikur po digjesh per vloren.Ti mor maskara qe vetem genjen dhe shef gjithkund faj por te vetja jo. Je shume me i keq se Sali Berisha. Gjithe qeverisja jote eshte deshtim i tmerrshem. Ku jane investitoret, kush do sjelle ndryshimin ne Vlore?

  3. Renato says:

    Sa te ket PS Vlore sekretar intrigant si K.Myzaferaj qe qellojn Bashkin nga mengjesi ne dark mos e rruaj se ne rregull i ke punet

    1. Zjarri 6 says:

      E ke humbur besimin te Vlonjatet se i ke prerë në besë

  4. Zigur Qarri says:

    Debati dhe Edvin D’Rama!!!Ne fakt,mbeshtetja e D’Ramës dhe PS-s ne Vlorë,ka rënë nën nivelin 30%.Kjo konstatuar nga “rilindasit”
    më optimiste.Per çdo force(1 milion shuplaka) ekziston gjithmon nje kundervepim i barabarte me kah te kundert.

    1. Qorri Zigur says:

      Vazhdoni te shikoni enderra me sy hapur o trendafila te Sali kryelopes!

  5. Patrioti says:

    Kjo puna e ketij Lelit eshte si ajo poezia e Besim Levonjes te komedia Prefekti: O Dritan ore Dritan/ puna jote zi katran/ gomar ti, gomar kush te vuri/ sot a neser kercet druri!

    1. Yes says:

      Ekzakt!
      Shto ketu qe ska ngelur k.rve pa e vendosur drejtuese institucioni.
      Zaten, kjo eshte filozofia ” jo me te paster se une”, e, meqe te dhenat e Kryeministrit lene shume per te deshiruar, steka ulet shume!!!

    2. Askushi says:

      Transfornimin e vlores vetem miopet dhe militantet e pd nuk e shikojn.vazhdo miko mbaji te karikum bashkiaket se marin semundjen e Lulit mos na i zej gjumi

  6. barcolete qe u genjyen te gjithe says:

    Para disa vitesh , dikush nga jashte u tall keq me qeverine . Do investohej 5 miliard euro apo usd per nje port ne Karpen. Dhe ish ministria Ikomomi doli me vrap ne tv, pa e vrare trurin se sa e vertete ishte
    Aspak e veshtire nuk ishte te interesohej dikush…., dhe menjehere do zbulonte qe asnje port ne bote sado i madh, nuk i eshte afruar kurre kesaj shifre.
    Prandaj, o ju te paret e ketij vendi, largojini sa me pare nga partia apo qeveria injorantet qe fatkeqesisht po drejtojne cdo institucion. Merrni njerez me nivel , me kulture, qe ky vend te behet

  7. Kalec Dega says:

    Edi dhe Vlonjati si Skrapalliu dhe Enveri.
    -Same shit!

  8. Aleksander Thana says:

    Edi Rama ka kusure plot, por per Vloren askush nuk mund te thote se nuk ka bere. Ka bere me shume se te gjithe te tjeret para tij te marre sebashku, nga cdo ane qe shohesh. Ky eshte realitet qe shihet me sy te life dhe pohohet nga shumica e vlonjateve dhe te tjereve. Jepi hakun per cfare ka bere dhe dajakun per cfare nuk ka bere. ( Perjashto ketu legenet e pd, ballistet,grekomanet etj.).

  9. Kili says:

    Problemet e Rames jane keto:

    1- Para zgjedhjeve kerkon mbeshtetje per partine socialiste. Pas zgjedhjeve ky nuk njeh me parti dhe partia eshte vete ai. Ne fakt partia paralizohet per 4 vjet.

    2- Ne pozicione kyce dhe problematike por fitimprurese Rama kerkon me lupe ndonje delenxhi qe te ekzekutoje te gjitha pislleqet qe i duhen. Shembulli me tipik Damian Gjiknuri. Shembulli me skandaloz eshte ai surrat guguftuja i hipotekave Artan Lame.

    3- Ngaqe e pakta mund te jete idiot ky Rama del ne mbeshtetje te presidentit te kosoves qe eshte nje qelenxhi dhe kujton se pushteti eshte prone private. Mungesa e trasparences dhe veprimet e fshehta jane cilesi e te dy ketyre antikapateve. Rama fut hundet atje ku nuk i takon dhe me veprimet e tij i ka prishur shume pune ceshtjes se pavaresise se kosoves.

    4- Nga qe nuk merr vesh nga ceshtjet e shtetit rama e ka lene vendin ne fukarallek dhe pa shprese. Me veprimet e tij e ka katandisur vendin ne shpresa te humbura dhe pa kurfare idenditeti ne arenen nderkombetare. Aftesia e tij e vetme eshte vetem te vjedhe dhe te mashtroje.

    5- Rama eshte armiku numer 1 i reformes ne drejtesi dhe me veprimet e tij te nendheshme kane mbrojtur nga ndeshkime kriminelet dhe hajdutet e tjere si saliu dhe like floriri. Saboton sistematikisht cdo dite avancimin e organeve kushtetuese.

  10. Xhoni says:

    Delenxhi je mashtrues. Bizneset ne Zvernec jane me shumice nga LSI.ja. Po gjen kohen te shkerdhehesh prape me ceten e hajduteve dhe te korruptuarve. Te duhen taktikisht ti mbrosh para zgjedhjeve. Vetem ne shqiperi behen zgjedhje per politikanet hajdute dhe jo zgjedhje per popullin. Hapni listat po patet te ndenjura dhe do ta shikoni ku do perfundoni.
    Shporruni shushunja se na vdiqet si popull !!!

  11. Egli says:

    Qe ta kuptojne Shqipetaret, drogaxhinjt e Vlores kane ngritur lokale ne gjithe bregdetetin e Zvernecit, kurse Rama do te marre ndonje perqindje nga fitimet e tyre.

  12. Taulant says:

    Ne VLORE Ramuti ka bere namin ka bere Lungomaren ….3 km te gjate qe ne cdo vend tjeter te rajonit mos te flasim per Evropen me gjere eshte pune e nje kryetari bashkie te rendomt. Ramuti mund te mburret n.q.s nderton ne Vlore ndonje port te madh bypass te standarteve Evropjane apo ndonje spital modern. Mburret 8 vjet me nje cope rruge 3 km….. aq poshte ka rene Shqiperia ku fasadat e Tiranes qe u lyen me boje prishjet tek Lana dhe Lungomarja quhen vepra .

  13. Tironci says:

    Kerkon te fshehi te verteten.
    Ky ka bere disa punime ne rruge apo lyerje fasadash me fatura si ajo 1 kilometer rruge per 22 milion Evro qe nuk e gjen ne asnje vend te botes dhe po vjedh sa nuk ka vjedhur kurre me pare ndonje qeveri. Se kush do i laje ato borxhe kur te iki ky nje zot e di. Pra eshte duke vjedhur miliarda Evro o popull, jane para nga djersa juaj qe po i gllaberojne keta dhe ju rrini pa buke ne shtepi me femije te uritur. Ky deri ne fund do vazhdoje te beje ndertime por me kosto te 10 fishuara per tu pasuruar sa me shume. Dhe kur te iki nga pushteti hajde kape po munde, se te thote kam ndertuar kete apo ate, dhe parate i kane marre firmat, qe ne fakt edhe ato i kane te tyre me emra nga miqte e tyre.Keta jane bandite te shekullit 21. I harruat premtimet para zgjdhjeve?. Cfare ka bere , asgje, ju mashtroi dhe perseri do ju mashtroj dhe ju perseri do i hani mashtrimet e tij. Po per natyren qe doli si skenderbeu e tha do e mbroj, pale ben edhe video dhe i fut ne facebook. Ky po ben namin duke ndertuar HECE mbi lumenj, po i shkateron ato komplet, kur ishte sala ne pushtet nuk la gje pa e share duke bere si mbrojtes i tyre. po tani po i ben vete. Vazhdo vlora vazhdo se ju e hani dhe mbani ca si me shume se maloket apo pjeset e tjera te vendit. Vetem Zgjidhja dhe Koco Kokedhima eshte shpresa e vetme e vendit. Por kur tju vine ment so te ju a hane as qent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje