Ekzekutimi i gjeneralit Soleimani: Irani lëshon urdhër-arresti për Trump dhe 36 amerikanë të tjerë

29 Qershor 2020, 14:33Bota TEMA

Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar ndihmë Interpolit për të vënë në pranga presidentin amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve lidhur me sulmin me dron që vråu gjeneralin e lartë iranian në Bagdad.

Lajmin e ka konfirmuar një prokuror lokal të hënën.

Ndërsa Trump nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi, akuzat vënë edhe një herë në pah tensionet e ngritura mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara qëkur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr u shpreh se Trump dhe 36 persona të tjerë, të cilët Irani i akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneralin Qassem Soleimani në Bagdad, përballen me akuza për ‘vrasje dhe terrorizëm,’ raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Alqasimehr nuk identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë çështjen edhe pasi mandati i Trump të ketë përfunduar.

4 komente në “Ekzekutimi i gjeneralit Soleimani: Irani lëshon urdhër-arresti për Trump dhe 36 amerikanë të tjerë”

  1. ben says:

    E bukur kjo …
    Mullahet e Iranit bejne me mire qe ta mallkojne Trump-in se mbase allahu i tyre ja degjon fjalen, se sa per Interpolin, me siguri kane qeshur me te madhe me letrat e mullaheve iraniane, para se sa te fshijne prapanicen me to.

  2. Prishtinali says:

    Futja pordhes me nje fjale.Mos botoni lajme idiote,pa lidhje.Irani ka kohe qe ka ik per lesh.

  3. taso kume says:

    Me duket absurde te denosh individin pa denuar menyren e eleminimit ne “oborin e tjetrit”nuk e kane patur AMERIKANET nga e mesuan?, un jam i pa fe nuk me interesojne as mullahet e iranit as perfaqsusi i KUL KUL STANIT ne AMERIK, por eshte shqetsuse poshterimi i vendit te ngjarjes IRAKUT,me nje demokraci te sapolindur.

  4. Gjjergj thanasi says:

    O gazete idiote po ky eshte lajm per tu botuar kam lexuar te gjitha gazetat e perendimit asnje lajm vetem nje gazete turkoarabe. Qe ndidhet ne shiperi e ka dhone kete lajm gazeta qe. Quhet impakt gazeta. Qe eshte antishqitare me me kryrekokar osli osmanlliu doktor profesor ne bythqirje nga bota arabe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje