Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 “të fortëve” në Tiranë, Korçë dhe Pogradec.
Ata janë:
E. Z., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;
N. P., banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;
O. L., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;
“Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. Z., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;
N. P., banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;
O. L., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”– njofton policia. (TemA)
Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Aleksander Meksi, Genc Ruli, Tritan Shehu, Gramoz Ruci, Flamur Noka. Keta jane skalioni i pare për OFL. Nqse nuk kontrollohen keta OFL më mirë të shkrihet. Këta duhet të kontrollohen dhe të japin llogari.
Mire qe po u dergojne letrat mafiozeve, por pyetja eshte a e kane rruajtur ata per letrat e OFL-se?
Cfare requltatesh ka arritur deri me sot kjo force? Sa sekuestrime pronash apo llogarish bankare jane bere deri me sot?