S’ka gjyqtarë të rinj për rigjykimin e Saimir Tahirit, rrezikohet procesi

28 Qershor 2020, 12:35Kronika TEMA

Mbetet pa trupë gjykuese procesi që pritet të nisë nga e para në Shkallën e Parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Prej 2017-ës zvarritje në dyert e drejtësisë, Apeli vendosi rigjykimin nga e para duke rrëzuar vendimin e pafajësisë për drogë dhe të shpërdorimit të detyrës, por asnjë nga 10 gjyqtarët aktual tek GJKKO nuk mundet të jetë pjesë e rigjykimit.

Kjo për shkak se ata e kanë kaluar më herët këtë dosje në gjykim, ndërsa gjyqtarët e rinj kanë refuzuar thirrjen e KLGJ për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtarët refuzojnë të bëhen pjesë në Gjykatën e Posaçme duke mos iu përgjigjur dy ofertave të bëra nga këshilli i lartë gjyqësor, refuzim i cili fut në kolaps dhe procesin ndaj Saimir Tahirit.

Kjo situatë e cila aktualisht ka lënë me 10 gjyqtarë, Gjykatën e Posaçme automatikisht pamundëson dhe rigjykimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi gjyqtarët aktual e kanë gjykuar atë më herët.

Pak ditë më parë apeli i përbërë nga Dhimitar Lara, Albana Boksi dhe Nertina Kosova vendosën rigjykimin e procesit Tahiri por me një tjetër trup në gjykatën e Posaçme. Më 19 shtator 2019 gjyqtarët Ardit Mustafa, Irena Gjoka dhe Flora Haradinaj dënuan ish-ministrin me shërbim prove tre vite për shpërdorim detyre.

Nga procesi i Vettingut, Mustafa është shkarkuar, ndërsa Haradinaj e Gjoka janë sërish por s’mund të jenë pjesë e trupës së re. Gjyqtarja Liljana Baku po ashtu ka gjykuar më herët masën për pasaportën e ish-ministrit Tahiri çka automatikisht sjell përjashtimin e saj.

Gjashtë gjyqtarët e tjerë të mbetur po ashtu janë konsumuar në proceset ndaj Orest Sotës si e Moisi Habilaj dhe Armando Kocerrit, të cilët ishin në të njëjtin procedim të nisur në 2017-ën me numër 313 ndaj Tahirit dhe të dyshuarve si trafikant droge.

Report Tv mëson se pas marrjes së vendimit të arsyetuar nga apeli i gjykatës së Posaçme mbrojtja e ish-ministrit do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë si dhe do të kërkojë pezullimin e këtij procesi.

Vendimin e arsyetuar të Apelit e ka kërkuar edhe këshilli i lartë gjyqësor i cili do të delegojë gjyqtarë nga gjykatat e rretheve për të vendosur fatin e ish-ministrit të brendshëm, i cili nga viti 2017 zvarritet në dyert e drejtësisë.

6 komente në “S’ka gjyqtarë të rinj për rigjykimin e Saimir Tahirit, rrezikohet procesi”

  1. Ilda says:

    Nuk mund te mpotivohet policia shqiptare kur Saimir Tahiri qe guxoi te shkaterroje perandorine e droges se Lazaratit
    u akuzua dhe vazhdon te endet gjyqeve pikerisht per kete.
    U akuzua nga babalet dhe prokuroret e Pd dhe gjyqtaret qe lirojne kriminelet akuzojne pa prova ministrin me te mire.
    .
    E cuditshme eshte qe lojen e vazhduan edhe prokuroret e Spakut duke na treguar se drejtesia ka marre fund.

    Neqoftese zonja ambasadore amerikane do te motivoje policine ne luften kunder krimit te organizuar, ndoshta do ishte me mire te lexonte dosjen e montuar te Tahirit dhe mbrojtjen e tij dhe dote bindej ne pafajesine e tij, e mbas asaj ndoshta edhe gjykatat do jepnin pafajesi.

  2. Lili says:

    Cka nuk prodhohet si situate ne Drejtesine shqiptare per te ´amnistuar’ njereze e duhur?!

  3. zamiri says:

    drejtësia që duam bravo

  4. zamiri says:

    drejtësia që duam bravo

  5. zamiri says:

    drejtësia që duam bravo

  6. Pp says:

    Ska problem pas tre javesh fillon spak ti kaloje atyre se ata per te gjykuar polotikane jane krijuar
    Nqs del i pafajshen nga spak do kete dyert e hapura edhe per kryeminister
    Nqs del i pafajshem nga keta langaraqet e tjer askush ska per te besuar ne pafajsine e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje