Saimir Tahiri përgatitet për vendimin përfundimtar ditën e sotme

26 Qershor 2020, 09:52Kronika TEMA

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të njihet ditën e sotme me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit.

Vendimi ishte parashikuar të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e saj.

Për këtë nuk pati asnjë koment nga ish- ministri, i cili hyri i buzëqeshur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë. Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

 

3 komente në “Saimir Tahiri përgatitet për vendimin përfundimtar ditën e sotme”

  1. Eri says:

    Po Tahiri minister ishte.Pa urdherin dhe dijenine e shefit te vet nuk bente asgje.Ne shqiptaret dhe sa kohe do vazhdojme te jemi mendjelehte??

  2. damam dimashi says:

    Si do qe te jete me faj apo pa faj, Sajmir Tahiri ishte socialisti me i ndershem dhe i gjithpranueshem. Me intringat ndaj tij humbi shume PS e Tiranes, e cila ka rene ne duart e ca lapanjozeve dhe karieristeve te verbuar nga plotfuqishmeria qe u ka dhene Ram mafiozi per interesat e tij personale.

  3. qytetari says:

    Ceshtja Tahiri,tregon me se miri dhe pasqyron ate ,qe ne vazhdojme si me pare,kur shteti i erret dhe mafioz, godiste pa rreshtur dhe me sukses shtetin e te drejtes konstitucionale:
    Ish pikerisht min brendshem Tahiri,qe i vuri gjoksin dhe e shkaterroi, mbas shume vitesh aktiviteti shume miliardesh dollare drogen e Lazaratit i mbrojtur dhe i stimuluar hapur,nga Eskobari Sali,qe kish me shume se Escobari sundimin politik,pra mafie shtet.
    Dhe ne vendin me absurd te drejtesise dhe moralit,bandat e shpelles se Saliut dhe te metes,arriten te krijojne kalvarin e perndjekjes,megjithse krejt pa prova,per ministrin, i cili i ishte kundervene dhe i kish rrafshuar aktivitetin kryesor te droges, mafies se shpellave.
    Keshtu keto banda te hurit dhe litarit,qe ky vend dhe ky popull i ka pare,ne drite te diellit dhe vuajtur ne kurrizin e tij bemat e tyre si krime,vjedhje,vrasje,shpifje etj,ne keto 30 vjet, nuk e kane pare asnjehere deren e gjykates,ato arrijne te cojne para dyerve te tyre,ate minister,qe ju kundervu dhe i shkaterroi nje pjese te aktivitetit te tyre kriminal.
    Dhe Rama,si Rame,qe te shet mbas nje vese shi(megjithse thote,qe respektoj vendimin e gjykatave),e shkarkoi Tahirin,pa pritur vendimin e tyre dhe ja u hodhi si mish per top,per vite te tra gjykatave te Saliut dhe metes.
    Dhe si mund te rroje dhe te mbrohet qytetari,kur ketu, denohen dhe dhunohen pa rreshtur virtuti dhe guximi,nga imoraliteti,egersia ,injoranca e erret mesjetare deri ne niveli te nje ministri,qe ve gjoksin me trimeri, ne mbrojtje te vlerave te verteta,te nje shteti demokrat. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje