Nuk ka "paqe" për Saimir Tahirin, Apeli kthen ish ministrin e Brendshëm në "pikën zero": Po luajnë me jetën time. Unë lashë dhe postin e deputetit, jo si vemjet e tjera

26 Qershor 2020, 13:39Kronika TEMA

Beteja e Saimir Tahirit me drejtësinë duket se do të vijojë akoma edhe më gjatë.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka marrë vendim ditën e sotme për çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, duke vendosur që të kthehet për rigjykim nga e para, duke prishur kështu vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, dënim të cilin e kishte kërkuar edhe në shkallën e parë.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.

Saimir Tahiri: Po luajnë me jetën time

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka cilësuar vendimin për rikthimin nga e para të çështjes, si padrejtësi.

Ai tha se po luajnë me jetën e tij dhe se ka punuar më shumë se të gjithë ministrat të marrë së bashku.

Ish-ministri deklaroi se nuk ka asnjë emocion politik, përveç domosdoshmërisë për ti shkuar deri në fund drejtësisë që kërkon.

“Beteja fillon nga e para, Gjykata e Lartë nuk funksionon. Më duket e qartë si drita e diellit se zvarritja është padrejtësi. Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, deklaroi ai.

Ai shtoi se vendimi i sotëm është një padrejtësi më shumë. Tahiri u shpreh para gazetarëve se do ta vijojë betejën.

“I lirë ose jo, unë do ta vijoj betejën timë. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj” – tha Saimir Tahiri.

Duke iu referuar luftës ndaj kanabisit, ai thumboi pasardhësit e tij në detyrë.

Unë kam luftuar më shumë se gjithë ata të tjerët në raport me kanabisin. E vetmja gjë që i kam vënë në pikëpyetje vetes, është a duhet të ishim aq transparent sa duhet me rezultatet e asaj që bënim deri te çdo bimë, apo ta fshihnim dhe ju nuk do të merrnit vesh asgjë dhe për rrjedhojë nuk do të kishte as debat. 

Unë zgjodha të thoja të vërtetën publikut dhe Shqipërisë. Kjo ishte Shqipëria  jonë. Do të ketë edhe një kohë që do të flas edhe politikisht, ndërsa tani po flas për punën që kam bërë. – tha ish-ministri.

Nëse ka edhe një njeri të dytë në Republikën e Shqipërisë që zvarritet kështu gjykata, më vjen turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë si deputet. 

Është totalisht e pakuptimtë që të vazhdojë kjo histori thuajse 3 vite. Dua të shkoj para deri në fund me drejtësinë.

Të gjitha janë të hapura, beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Di të them që më duket e qartë si drita e diellit që zvarritja e çështjes është padrejtësi”, tha Tahiri.

Në politikë nuk kam bërë kompromis me askënd në kurriz të asaj që besoj unë. Nëse ky është dënimi, mirë se të vijë. Mua më intereson drejtësia. 

Pa asnjë diskutim kam bërë gabime. I jap të drejtë të gjithë atyre që më paragjykojnë dhe thonë “ky nuk futet në burg, ndërsa ai që ndërton pa leje është në burg”. 

Ju garantoj, nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. Ika edhe nga posti i deputetit për t’u përballur si qytetar, jo si ata vemjet e tjera që janë përballur si pushtetarë. 

Po e pashë të arsyeshme, as më shkon në mend që t’i shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi”, vijoi ai.

17 komente në “Nuk ka “paqe” për Saimir Tahirin, Apeli kthen ish ministrin e Brendshëm në “pikën zero”: Po luajnë me jetën time. Unë lashë dhe postin e deputetit, jo si vemjet e tjera”

  1. Hessen says:

    Te befsha mutin o drejtesi!
    Ju qepet Saimirit, maskarenj!
    Shikoni dhe arrestoni ata, qe perpara syve te te gjitheve ne, nen hunden tuaj, pranojne Lazaratin pa iu dridhur qerpiku, se e kane lene te lire vete.
    Saimiri e cmontoi epiqendren e droges, ndersa ju kerkoni prej tij, te jape llogari. Sa Cudi!!
    Uuuuu pikaaa, pika o Shqiperi dhe drejtesi e dhjere !
    Lereni Saimirin, por arrestoni Saliun me shoke qe i ka bere gjemen Shqiperise!
    Saimir Tahiri eshte dhe do te mbetet shembulli me i mire ne historine e politikes 30 vjecare shqiptare.
    Keni ujkun perpara syve, mos shkoni pas gjurmeve.
    Faik Konica, monumentale thenia jote: “Shqiperi te kam…,, !

    1. shoku_qelis says:

      mu ne byth e hengri ky krrimb dhe po behet shembull per te tjeret qe vine
      spak tak spak tak
      ska ku ta luj at bir bythe se rregullohet ne qeli vendimi ehste marr per kete pusht
      Daj Sami po e shef nga afer

  2. Drejtesia e munguar says:

    Vendimi i gjykates eshte shume i drejte. Prokuroria te vertetoje akuzat mbi te cilat filloi ky proces gjyqesor. Nqs nuk prova etehere prokuroria te pushoje ceshtjen. Me CEZin u be deti kos dhe prokuroria nuk arrinte dote te shikonte kashten te hedhur me mijera gjilpera. Me Tahirin prokuroria beri gjithcka per te gjetur gjilperen ne kashte. Nje gjilpere ne fakt qe eshte krijuar ne kokat tyre. Antishqiptare bastadre!!!

  3. fteri says:

    Aaaaaaa,kjo nuk paska bythë ku rri, rifillim nga e para ?!…,po deritani ,çfar keni bë ,keni hëngër mut ?…rifillim gjyqi ,urdhër totalisht poshtrues për zezak ,gjykata nuk ka prova ,ka mëllefe. Në këtë rast duhet të krijohet një komitet të përhershëm drejtësie të mbroi shqiptarët nga zvarritja e diskreminimi.TË GJITHË TRUPËS GJYKUESE TË GJITHA SHKALLVE TË SAJMIR TAHIRIT duhet tu vuhet fitili eksploziviit që shoqëria të çlirohet nga torturat e gjykatave . Ore hale gjyqëtar po a e dini ju sa kriminel vrasës keni liruar ,unë di me saktësi se çfar krimnelësh jeni mbani Sajmir Tahirin peng,kur Sali Berisha vreu 26 veta në gërdec,katër veta në bulevard ,kultivoi ,krijoi dreogën e Lazaratit ,bastjon personal dhe nuk i hyri ferrë më këmbë ,kurse për Sajmir Tahirin nuk gjetët asnjë provë për bashkëpunim kriminal TRE VJET E GJYSËM TU MARR ME JU HALABAK GJKATËSISH .MALLKUAR QOFTË FARA JUAJ Mina ,mina ,litari ,litari .

    1. Deda says:

      Pse nuk u shqetesove kaq shume ti fteri kur gjykatat e lane kete te pandehur te akuzuar per trafik narkotikesh ne hetim ne gjendje te lire ??????
      Pas Eskobarit i cili rinte ne burgun privat qe beri vet ky eshte i pari i pandehur ne ruzullin tokesor qe hetohet per trafik narkotikesh kryer ne grup kriminal ne gjendje te lire. Edhe pse mori takim me deshmitaret e ceshtjes per ti inflyencuar perseri gjykatat nuk e kthyen ne burg . E haruat ambasadorin Lu qe tha se po shantazhonte gjyqtaret e ceshtjes???

  4. Komentuesi pa pagese says:

    Sajmiri e ka vendin ne burg bashke me Ramen, Berishen, Meten dhe Bashen.

    1. NUK KENI PARE GJE AKOMA says:

      Mese e drejte.
      Se pari nuk ka shkelje ligjore , vendimarja eshte e parashikuar ne Kodin e procedures penale .
      Se dyti per nje te pandehur qe kerkon drejtesi , dhe pretendon pafajsi ky vendim do quhej privilegj .
      Se treti , pse nuk u shqetesua kaq shume ky i pafajshmi kur prokuroria kerkoi kontroll banese , po e sorollaten prokurorine deri sa ky i pafajshmi zbrazi banese. Pse nuk u shqetesua dhe atehere pe vonesa .

  5. Populli says:

    Βastarde….fuck you…..Saimiri do jete me i mire se cka qene…o shkerdha….

  6. ABC KORCA says:

    1.Vendimet e gjykatave…vetem zbatohen
    2.Si te duket vetja tani o Saimiro?
    Te duket sikur te poshteroje,sikur te fyejne,sikur nuk po te njohin te drejtat e tua me themelore?
    3.Fiks,sic ndjen ti tani,ndiheshin me mijera qyetetar kur kontrolloheshin nga policet e tu te famshem ne kufi.
    -4.Zakonisht,Zoti nuk merr hak,por ne rastin tend,te paska dhene pas fiks ate qe bere ti me qyetaret e thjeshte.
    5.Ne pikat kufitare kalonin maunet me hashash…dhe ti urdheroje te kontrolloheshin breket e njerzve te thjeshte…ky ishe…turp
    6.Sajme…ta futi i gjati? Hahaaaa

  7. Berti says:

    Drejtesia me e ndyre qe ekziston ne gjithe planetin.

  8. T4n L4m3 says:

    E hengri qorri!

  9. Babalja says:

    Vet akti i ketij djali trim, qe dorezoi mandatin per tu perballur me drejtesine per balten e hedhur nga zagaret e berishes ( me urdheein drejt perdrejt prej tij), tregon se eshte i paster dhe akuzat monstruoze sjane gje tjeter vecse llum i berishes. Berisha inskenoi kete njelloj si babalen pasardhesit e tij me von. Babales i premtusn 100 mije euro , zagarit , berisha i dhuroi prona ne Vlore e troje ne Orikum dhe e nisi per azil ne Zvicer. Nuk e kini degjuar zagarin o njerez te lehe nga Zvicera?. Dhe vuan me vite neper dyert e gjykatave nje nder ministrat me te mire te ketij vendi , ndersa prokurore e gjykates te llumit te berishes , pa asnje fakt e pa asnje prove nuk nuk japin drejtesi. Kur do behet drejtesia, kur do vije dita te ndeshkohen skenaristet e babaleve ?.

  10. Ish i burgosur politik says:

    Per Sajmir Tahirin nuk gjeti dot provat Apeli?! Po shkalla e pare si e denoi (me pune vullnetare hahaha)? ! Po prokuroria qe kerkonte 12 vite?! Po Shqiperia qe Sajmiri e mbolli 3 vite rresht me kanabis edhe kete e harruan gjykatesit sot?! Prandaj nuk behet ky vend se vagabond me pushtet politik si Sajmiri nuk u hyn gjemb ne kembe. Turp!

  11. Edi says:

    Ti je shume i paster, ti ske bere asgje, ti sa u vure minister nxorre baben tend nga burgu dhe per te humbur gjurmet sajove tritolin ke dera e shtepise.

  12. joel shkodra says:

    Po pse duhet te ankohet ky per “zvarritjen” e drejtesise shqiptare dhe nuk mendon per mijera shqiptare qe presin vite e vite me radhe para dyerve te drejtesise?

  13. Realisti says:

    GJYKATAT I KA NEN HYQEM SALI BERISHA E ILIR META.
    FILLIMI I GJYKIMIT NGA E PARA I DUHET SALIUT E ILIR – MONIKES QE TE VAZHDOJNE TE AKUZOJNE PARTINE SOCIALISTE SI PARTI E DROGES E KORRUPSIONIT E TJERA …EDHE PER ZGJEDHJET E 2021.
    VINI RE TE GJITHA GJYQET PER POLITIKANET PERFUNDOJNE SI DO PARTIA DEMOKRATILE ELSI.
    AMERIKA E BE NUK PO E BEJNE DOT SHPEJT PASTRIMIN E GJYQTAREVE TE KORRUPTUAR.

  14. rexha 10 says:

    DUHETTE PERFUNDOSHE EDHE MBJELLJEN E PEMEVE TE LALI EDIT .E KAME THENE EDHE SHUME KOHE PERPARA.MUNDE TE KESHE LENE DISA FOTO TE PA ELIMINUARA ,DHE TA KANE FRIKEN .PRANDAJ DUHET TE BESHE EDHE KUJDESE KURE FLETE. NEJSE GJERAT ME SHUME I DINI VETE PORE E GJITHA ESHTE SE NUKE I BESONI NJERI___ì+_ TJETRIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje