Zbardhet vendimi i plotë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për rikthimin për rigjykim të dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet.
Në vendim thuhet dhe se në rastin e gjykimit të ish-ministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja.
Vendimi i plotë
Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga i pandehuri Saimir Tahiri në lidhje me zbatimin e parimit bis in në rastin konkret. Ky kolegj i gjykatës së Posaçme të Apelit çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari për hetimet paraprake të Katanias Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar vendim përfundimtar në repsektim të nenit 34 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në referim të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese.
Ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e arbitruara të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake, si dhe në raport me konlukizionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoi se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.
Gjykata për Krime të Rënda në vlerësimin e këtij organi e ka zbatuar gabim nenin 375 të K. Pr. Penale sepse në këtë akt gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt të atribuuar nga prokuroria e të pandehurve por de facto ka ngritur një akuzë të re për të cilën të pandehurit Tahiri dhe Çela nuk janë hetuar-kultivimi i lëndëve narkotike dhe përhapja e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.
Në lidhje me këto episode dhe kultivimin e lëndëve narkotike prokurorët janë shprehur se nuk kanë ngritur asnjë akuzë, por janë referuar për të mbështetur ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit akuzohen dhe dy të pandehurit.
Gjykata për Krime të Rënda ndonëse e vlerëson si kontradiktor këtë qëndrim të prokurorisë, duke iu referuar pikërisht këtyre episodëve që lidhen me sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në vitet 2016-2017 rikualifikon faktin penal të atribuuar ndaj të pandehurve në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike duke e cilësuar shpërdorim detyre.
Mjere ne per gjykatesit qe kemi.
Kjo eshte per te qare e per te qeshur njekohesisht.
Pra me nje fjale, prokuroria ka bere gabim ne interpretimin e ligjit duke ngritur akuza shtese, por i pandehuri duhet te pergjigjet per “krimet” imagjinare te ngritura nga kjo prokurori te bazuara ne interpretimet e gabuara te ligjit prej saj. Ajo qe eshte gomarlleku me i madh lidhet me akuzen ne Katania te Italise, mbi te cilen prokuroria jone ngriti akuzen ndaj Tahirit. Sipas kodit penal te RSH, ne se akuza per nje subjekt te caktuar (Tahiri ne kete rast) mbeshtetet mbi nje dosje kriminale te hapur ne nje shtet tjeter, kur te ashtuquajturat prova te kesaj dosje hidhen poshte nga gjykata e atij vendi me vendim te formes se prere, automatikisht bien edhe akuzat e prokurorise shqiptare. Gjykata e Katanias pushoi ceshtjen ndaj Tahirit si te pa provuar, kurse Prokuroria jone vazhdon te beje komedine e rradhes. Nje gje eshte e sigurte se, pamvaresisht nese zoti Tahiri ka bere apo jo trafik narkotikesh, ka zero prova qe te vertetojne kete gje dhe e gjithe kjo komedi do mbaroje nje dite duke lene Prokurorine si te dhjere e me gisht ne goje. Ajo qe do ndodhe me pas eshte se Tahiri do kerkoje demshperblimet qe i takojne ne baze te ligjit qe kjo prokurori dhe gjykate po e shkelin me te dyja kembet.
Nisur ngaketo fakte, si ka mundesi qe Qeveria dhe ambasadoret e huaj, trumbetojne me te madhe se pop behet nje “Reforme ne drejtesi” kur Tahiri mbahet akoma nen akuze, ndersa ceshtja teresisht e provuar e korrupsionit te CEZ-it deklarohet e mbyllur, nderkohe qe ne Ceki, personat e implikuar jane denuar me kohe dhe po vuajne denimet neper institucionet ceke? Lind pyetja: vertet po behet ajo qe eshte pritur per 30 vjet nga shqiptaret qe gjykatat dhe prokuroria te pastrohen nga te korruptuarit? Faktet qe permenda ketu flasin te kunderten.
Me sa duket gjyqtaret duhet te kalojne dhe ne veting te gjuhes shqipe, formulim me te turbullt si puna e ketij qe i jepet publikut veshtire se gjen ne juridispencen e huaj
C ojeni ne Hage edhe kete çeshtje se me siguri kane interes per ta çuar deri ne fund misionin e tyre ndaj nje te riu tashme me thinja qe mendohej se so te zevendesonte Ramen ne PS e perse jo do tu rishte pune edhe “miqeve” qe bene njeren si e si ta implikonin nepermjet dizinformimit te oreshem e te perditeshem qe propaganda fashistoide Berishjane”Burre shteti” kryente aso kohe nen urdherat e perandorise ku ku shikonin kundershti pa hijen e tyre benin çmos qe ta groposnin me çdo menyre!Edhe Tahiri ishte nje nder ta qe premtoi por nuk foli kurre se kush e perse u mboll canabisi ne Shqiperi ,kush perfitoi dhe ku shkoi!Ndaj çojani ta gjykoje ajo gjykata speciale pasi edhe ai ka lidhje me Kosoven e per pasoje krijon rezikshmeri pazaresh,ndonse jam i bindur qe Luli me siguri qe do te kete çuar ndonje rlacion nen dore per te duke menduar qe po u dogj Tahiri do te digjet edhe Rama e ne kete menyre do ti mbetet pusht-eti ne dore!
Karagjozlliqet ne kete bote te ashtequajtur demokratike ku vetem e till nuk eshte, sepse eshte e ndertuar mbi dy standarte ,sa vijne e p dalin gjithnje ne shesh hapur !
Tashme dihet nga te gjithe qe kush eshte kunder ketij rregjimi dhjemokratik denohet si fajtor e kush eshte pro e perfitues i saj padyshim qe si hyne gjemb ne kembe!A sjane te tille lukunia e uqerve duke filluar nga Berisha e deri tek jenat Meta e Basha ku jo vetem qe s’u hyun gjemb ne kembe por perkundrazi kane nje jete qe vene strekemça per te rezuar deri ne thyerjeqafe cilindo qe u prish terezine ne karieren e tyre kriminale si “Burra shteti ” dhe” yje ne ngjitje”!
Tahiri duhet te flase para se te flasin te tjeter qe e bltosen ndryshe ai do te marre mbi kurriz edhe gjithe bemat e ketyre kusareve qe vjedhin diten e naten bejne plane ke do rezojne!