Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billlës, e cila e nxorri në pritën e hasmit këtë të fundit ka dalë para gjykatës.
E maskuar, dhe duke rregulluar flokët, Lakra shihet që qëndron mjaft e qetë në sallën e gjyqit ku sot do të njihet me masën e sigurisë.
Ajo që vihet re gjithashtu është se Lakra mban edhe maskën e vënë në fytyrë, bashkë me dorezat, duke qenë se ndodhemi në periudhën e pandemisë.
Adiola Lakra u vu në pranga pak ditë më parë. Ajo e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë vetë ajo që e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, për paratë që i kishte premtuar Viktor Marku.
Lakra ka deklaruar se ishte shtyrë nga Sebastian Mali, që të krijonte lidhje dhe të afrohej me Billën në mënyrë që t;u raportonte atyre çdo lëvizje të biznesmenit të ndjerë.
Kështu, në këmbim të parave më 11 qershor, Lakra la takim me Billën, por aty e priti Marku, i cili akuzohet ta ketë ekzekutuar për të marrë hakun e të vëllait, Prel markut, të cilin Billa e kishte vrarë në Angli.
Emri i Lakrës doli në tabulatet telefonike, të cilat zbuluan se ajo kishte patur edhe lidhje paralele me Malin.