Partia Demokratike do të rishikojë të gjitha ligjet apo vendimet e marra nga qeveria dhe parlamenti vitin e fundit dhe nuk do të njohë asnjë prej atyre që “bie ndesh me ligjin apo interesin publik”.
Qëndrimin e shprehu vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me sipërmarrës turistikë në Golem ditën e martë teksa njoftoi se nëse opozita do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, qeveria e tij do të nisë një proces rishikimi të të gjitha vendimeve të vitit të fundit.
“Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra,” – u shpreh Basha pasi denoncoi prirjen që sipas tij ka qeveria përpara zgjedhjeve për të dhënë “leje abuzive në bregdet”.
“I bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve palamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik,” – shtoi më tej kryetari i PD-së.
Prej javësh, Basha zhvillon takime me sipërmarrës në rrethe, sipas një nisme të opozitës për të bashkërenduar platformën e saj ekonomike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat priten të zhvillohen në vitin 2021.
Në komunikimet e vazhdueshme që ka pasur me bizneset, Basha pretendon se ka nxjerrë në pah problemet me paketat ekonomike të vendosura nga qeveria për përballimin e situatës së COVID-19, paketa që sipas tij janë “propagandë” dhe “vetëm fjalë në erë”.
Kush Po te zgjedh kryeminister Ty mor bajge, kelysh serbi.spiun e hajdut. Injorant e bythqire.
keyeminister?! ??
Krye kaari i PD thote se kur te vije une(qe sdo vije kurre) do behet deti kos.Qelbesira ka qene ne pushtet bushtra bashke me te tjeret dhe vodhe dhe asgje nuk beri .Tani vetem sa ta marri do beje namin.Njerez koti qe jemi kur i mbajme keta zagare ne pushtet tu talle bythen me ne.
Ti Lulezim deri ne majin qe vjen do jeshe i arrestuar per vrasjet ne bulevard, keshtu qe lerja detyre Bardhit ate, perveç akuzes per spiunazh te UCK-se dhe vjedhjes se rruges e ca trataivave te tjera qe ke bere. Nuk e di e ke apo jo nenshtetesine holandeze. Ata njerez qe degjojne ty, jane me keq se ti jo vetem qe ka filluar dhe Lefter Maliqi e i thote dores kembe (45+75 po 20 ku shkuan) por babales duhet ti ngrini lapidar para Lanes dhe ta vini ne flamurin tuaj, se ate perfaqesoni tani ne Shqiperi. Ndersa Saliun e vini prane ndonje nevojtoreje deri sa te kujtohet dhe per ate SPAK-u me nder reformes.
U r simply an unleashed f….. dog that barks around and nobody listens to u …keep barking…!
Si Jovan Bregu qe vdiq oer nje cik magazinjer, edhe ky vdiq per nje cik kryeminister,
Kryeminister????????????
Dmth , ti do besh ate qe beri Rama para se te behej kryeminister. I akuzoj , i shau oligarket deri sa u be i pari i vendit dhe me pas i fuqizoj njeqindfish me shume pasi ata e doroviten
Ky sheh ëndërra me sy çelë!