Mark Marku: Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë. Kurdo që të mbahen zgjedhjet, i humb. Edhe Merkel në mandatin e tretë nuk e mori maxhorancën

30 Qershor 2020, 18:31Politika TEMA

Profesori i Komunikimit Mark Marku deklaron se Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë ekonomikisht, duke thënë se zgjedhjet e ardhshme do i humbte.

“Një regjim kur është në rënie mund të bëjë gjithçka. të ndalosh koalicionet mua më duket se është të shkatërrosh sistemin zgjedhor. Nëse maxhoranca ndalon koalicionet, opozitës i lind e drejta që të mos hyjë në zgjedhje.

Çdo qeveri në mandat të dytë ka qenë katastrofik. Edhe kur qeveriset mirë, ka probleme. Marrim rastin e Merkelit, në mandatin e tretë nuk e mori maxhorancën që duhet dhe qeveri me social-demokratët.

Në Shqipëri mandati i parë ka qenë katastrofik, ndërsa i dyti ka qenë dizastër. Nëse bëhen zgjedhje sot, Rama humb. Nëse pyet një shqiptar, më thuaj arsye për të bërë Ramën kryeministër. 

Nuk jep askush arsye, vetëm se thonë është mafioz, i vjedh zgjedhjet. Në këtë moment, nuk besoj se PS del forcë e parë. Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë ekonomikisht. Po të ishte normal, Rama do të duhej ta dorëzonte tashmë mandatin”, tha Marku në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” .

Mark Marku u shpreh më tej se partitë politike nuk duhet që të përfaqësohen vetëm nga individë të fuqishëm, por duhet që të kenë kontratë me qytetarët.

“Unë jam më shumë për hapjen e PD me shoqërinë. Mendoj se Shqipëria është kaq keq, sa duhet një qeverisje krejtësisht ndryshe. Duhet ndryshuar mentaliteti fillimisht. 

PD duhet të bëjë një riformatim total. Nuk duhet të jetë me rëndësi individi, por ka rëndësi që njerëzit të përfaqësohen. duhet marrëdhënia e kontratës, pra që të kesh kontratë me ata persona që kanë vërtetë interes të punojnë për PD-në. 

Prsh partia duhet që të gjejë alternativë për ndryshimin e ekonomisë, kulturës etj. Individi nuk ta garanton, por ta garanton shoqëria. Hapja heq autoritetin e liderit, por problemet ngelen”, u shpreh Marku.

Më tej, Marku foli edhe për zgjedhjet në universitete, duke thënë se nuk ka asnjë arsye përse ata të mos mbahen të rregullta e pa asnjë problematikë.

Situata është anormale, por uroj që zgjedhjet të bëhen të mira. ka pak rrezik, sepse virusi qarkullon akoma. Universiteti ka nevojë që të ndryshojë dhe kandidatët të jenë sa më të mirë. Universiteti është i hapur. Studentët të marrin pjesë në zgjedhje. 

Ne e kemi bërë që në shtator të bëhen provimet, por nuk dimë nëse atëherë do të ikë situata nga koronavirusi. Një pjesë e studentëve janë pjesë e trupës zgjedhore. Do ishte turp që zgjedhjet në universitet të mos bëhen normale”, vlerësoi Marku.

6 komente në “Mark Marku: Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë. Kurdo që të mbahen zgjedhjet, i humb. Edhe Merkel në mandatin e tretë nuk e mori maxhorancën”

  1. Mona pa breke says:

    Shko ore rrot k.ri. Keni 8 vjet qe i mbushni mendjen vetes me prralla ,dhe Rama ju mund cdo pale zgjedhje. Ju mundi me 10 vota edhe kur Ristani mbushi kutite per ju.

  2. E verteta says:

    SI KA MUNDESI QE KY I DI TE GJITHA I ZGJUAR SHUME BUDALLAI .
    ME KETA RAMA KAPE PENSIONIN SI KRYEMINISTER SHUME PRIMITIVE SI KA MUNDESI KETA SHPELLARET E VERIUT NUK FUSIN LLOGJIKEN KUR FLASIN PO BYTHEN SI NUK GJENE NJE TE VETEM NGA VERIU TE JETE INTELEKTUAL I DJATHTE APO I MAJTE TE GJITHE GOMERE ( mos me merni per krahinore se nuk jame )

  3. Kur do te behet ky mark marku kryeminister qe te shpetoi Shqiperia ?

  4. gjergji says:

    Perfaqesuesi me ideal i budallekut te nje “intelektuali” te shkolluar shqiptar.Individet e fuqishem ekonomik ne bote hyjne ne politik per pasion e per tye realizuar ambiciet e tyre,natyrishte per ti sherbyer popullit,ndersa ne Shqiperia hyrja ne politik i sherben “vendit te punes” e pasurimit.Nuk ka e eshte e pamundur qe ne PD te behet riformatim total,per arsyen e vetme :niveli jashtezakonisht i ulet intelektual i kryesis se saj ,antareve te saj.Nuk mund te bahet riformatim i PD pa ndryshuar strategjin opozicionere te kesaj partie qe bazohet tek rrena,mashtrimi e manipulimi e ku rrena e mashtrimi jane percaktimi baze i fuqis “intelektuale” e kryesis se PD.
    Gjendja ekonomike pandemike shqiptare eshte shume,shume me e mire se shume shtete Europiane,ku rritja e papunesis e shprehur ne perqindje,falimentimet masive jane shume me te vogla se shume shtete europiane(krahasoje me Italin)e parashikimet e uljes ekonomike per vitin 2020 jane me te ulta,ndersa rritja ekonomike per 2021 parashikohet e larte(FMN E Banka boterore)
    ESHTE TURP PER ARSIMIN E SHQIPTAR SIDOMOS ATE TE LARTE QE SHUME DEPARTAMENTE TE SAJA DREJTOHEN NGA NJEREZ THELLESISHT POLITIK SI TI O M.MARKU ,ne nje kohe kur insticionet e arsimir te ulet,mesem apo te larte duhet te jene jashte politikes
    Ja pse eshte e rendesishme qe ti Mark te largohesh sa ma pare nga sistemi i arsimit.

  5. PD – gjithmon para zgjedhjeve behet Me Barre nga Sekseret e Huaj
    qe e finacone Prostituten pd,
    me kap Shqiperine ,
    por gjithmon Deshton para SHQIPTAREVE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    VDEKJE Esadisteve

  6. h says:

    Mos na nxirrni shpellarë para darke se na vjen me vjellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje