Me jelek antiplumb në Kosovë? Rama: Mos i sillni këtu lajmet nga puseta e Saliut

30 Qershor 2020, 17:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në një bashkëbisedim me gazetarët në Prishtinë pas mbylljes së vizitës së tij në Kosovë që kishte si arsye kryesore ngritjen e akuzave nga zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një pyetjeje të ngritur dje, se ishte veshur me jelek antiplumb gjatë vizitës së tij.

“Dje nuk ua provoj dot, për sot ua kisha provuar me qejf. E dini që nuk e kam problem trupin tim. Këto janë nivele… Më lini kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj këtu, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut. Antiplumb…”, tha Rama.

1 komente në “Me jelek antiplumb në Kosovë? Rama: Mos i sillni këtu lajmet nga puseta e Saliut”

  1. xhela says:

    Antiplumb mbajne vetem ata qe kan vrare dhe njehen mire nga shqiptaria….
    Ne vend te pare eshte Sali Ram Berisha qe vetem ne Tropoje ka 150 gjaqe per te paguar….
    Mos harrojme dhe Like floririn dhe Lulen qe i mban floket me xhel dhe vishet si katunar…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje