Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e mjekut Arjan Pushi, i infektuar me Covid-19.
Duke vlerësuar kontributin e tij në mjekësi, Manastirliu bëri me dije se megjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, ai nuk ia doli dot.
Ndër të tjera ajo shkruan:
“Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.
Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.
U prehsh në paqe Profesor Pushi!
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!”, shkruan Manastirliu. (TemA)
Sa semundje te tjera kishte i ndjeri, ma sqaroni..