Ministria e Shëndetësisë njofton ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19.
Njoftimi i plotë i ministrisë:
Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.
Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.
(TemA)
Faleminderit Arjan per gjithe çfarë ke bërë duke i shërbyer njerezve! Ngushellime nga zemra familjes!
Le t’i respektojmë dhe vleresojme me shume mjeket tane! Te kujtohemi se jetojne si ne kur flitet per te ardhurat qe marrin nga puna dhe rrezikojne veten e familjet e tyre duke punuar spitaleve te Shqiperise. Boll i beme ne medie si strumbullarin e se keqes ne Shqiperi. Te keqen ta kerkojme e ta luftojme tek ata qe po i lene ne meshire te fatit e te dyqindlekesheve bakshish te pacienteve. Ai popull qe nuk respekton njerezit qe i sherbejne eshte shume larg se qeni i qyteteruar.
Te qofte dheu i lehte miku yne!