Nga Alfred Peza
Vizita dy ditore e Edi Ramës në Kosovë, është padyshim më impenjativja dhe më e rëndësishmja, ndër të gjitha takimet dhe vizitat e zhvilluara prej tij, me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë në 7 vitet e fundit. Për rrjedhojë edhe vizita me peshën më të madhe në shumë drejtime, e të gjithë karrierës së tij politike, qëshkurse ndodhet në krye të Partisë Socialiste.
Kjo jo thjeshtë dhe vetëm për shkak të momentit më të vështirë në të cilën ndodhet Kosova sot, pas anullimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë, për fillimin e dialogut me Serbinë. Por edhe për shkak të çarjes më të madhe që elitat politike në Tiranë e Prishtinë, duket se kishin krijuar përpara 27 qershorit, në funksion të axhendave të brendshme të disa liderëve politikë, me ndihmën edhe të propogandës e mediave pranë tyre.
Në përfundim të kësaj vizite dhe të konferencës shteruese për shtyp të mbajtur në Prishtinë, gjithkush mund ta shohi shumë herë më qartë së më parë, hallin e madh të Kosovës nga humoret personale të elitës politike shqiptare. Pamje kjo që u errësua dhe u turbullua keqas, nga njoftimi i zyrës së Prokurorit Special të Hagës, për ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK, Kadri Veseli.
Më shumë se gjithçka tjetër, këtij qëllimi i shërbeu, çdo detaj i axhendës. Çdo takim. Çdo deklaratë. Çdo xhest e fjalë. E deri tek masa dhe mënyra e duhur e transmetimit të tyre, në rrjetet sociale dhe në mediat tradicionale, në të dyja anët e kufirit.
Edi Rama nuk u kujdes thjeshtë dhe vetëm për të shkuar si për “kryeshnoshë”, tek Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sa për të kaluar radhën. Aq më pak, të shkonte në Prishtinë, duke marë pozat e “babait të kombit”. Por ai shkoi atje me barrën e përgjegjësisë së “vëllait të madh për vëllain e vogël”, duke qenë në lartësinë e sfidës kombëtare, që i ka dalë para dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Duke tejkaluar ndasitë me Albin Kurtin, keqkuptimet në kohë dhe hapësirë me Isa Mustafën dhe duke tërhequr me elegancë padinë ndaj Ramush Haradinajt, Kryeministri i Shqipërisë dha mesazhin konkret se asgjë nuk është më e rëndësishme në këto momente të vështira për gjithkënd, sesa çështja e Kosovës.
“Të gjithë duhet të bashkohemi në qëllim, sigurisht secili ka këndvështrimin e vet për, arritjen e qëllimit. Duhet të jemi respektues ndaj njëri-tjetrit, kur mendojmë ndryshe nga njëri tjetri, të paktën për tema të mëdha. S’kemi tema më të mëdha këtu. Integrimi në BE është temë e madhe. Por, nuk është aq e madhe, sa njohja e Kosovës nga Serbia”,- i tha Rama, gazetarëve.
Pas kësaj, gjithkush e ka shumë herë më të qartë, se njoftimi i Prokurorit të Hagës tre ditë përpara takimit në SHBA, nuk kishte të bënte aspak me akuzat e pretenduara ndaj Presidentit dhe ish Kryetarit të Parlamentit personalisht. Por, me minimin e përpjekjeve për të çuar drejt njohjes reciproke, Kosovën me Serbinë.
Pas kësaj, gjithkush e ka shumë herë më të qartë, se njoftimi i Hagës nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me qytetarin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, por me të sotmen dhe prespektivën e çështjes së Kosovës.
Për kësaj, gjithkush e ka shumë herë më të qartë, se në Hagë nuk do të shkojnë thjeshtë dhe vetëm ish drejtuesit e radhë nga ana e UÇK-së, për tu njohur me akuzat e radhës, për tu mbrojtur nga pretendimet e radhës, në procesin ndaj tyre të radhës.
Pas kësaj është më e qartë së kurrë më parë, se pas 21 vjetësh nga çlirimi i Kosovës nga Serbia e Millosheviçit, e gjitha çfarë po ndodh nuk është një çështje as personale dhe as emrash të përveçëm. Aq më pak një mundësi e radhës, për ta shfrytëzuar për humoret tona personale të radhës, në betejat e vockla politike të radhës, kundër njëri- tjetrit.
Ndaj sa më parë që ti lemë pas kësaj, të gjitha zënkat me njëri- tjetrin, për tu bërë bashkë për çështjen e Kosovës, për çështjen shqiptare, për projektin tonë strategjik në Ballkan, aq më shpejt do arrijmë që ta tejkalojmë këtë moment të vështirë. Duke i dhënë vetes mundësinë, që të mos gjykohemi nga koha dhe historia, si një brez që po grindej se kush do ti binte pianos, ndërkohë që po na digjej shtëpia!
Nese do ta vononte edhe nje dite nuk do ishte e njejta gje… Por me kete seriozitet dhe pergjegjesi po te sillen te gjithe gjithmone nuk do ndodhin gjera te tilla me Kosven dhe me ceshtjen shqiptare!
E mira do ishte qe padine ndaj Ramushit ta kishte heq qe ne tirane dhe besoj se takimi me ate do zhvillohej normalisht ne prishtine ?
Megjithate me mire vone se kurre dhe eshte e vertet qe RAMA tregoi veten liderin kryesor te shqiptareve ne Ballkan!!!!!!!!!!!
Sa te jete Baba Likja harrojeni se Rambo do sillet si dikur me Ramen
Kur Rama pajtohet me Meten do pajtohet dhe Ramushi… Hahahaaaaa shume e qarte situata
Ore po si ka mundesi qe asnji analist nuk merret me sjelljet e cuditshme te ilir metes pas anullimit te takimit te trump?!
U deh me raki ne Skrapar hodhi valle kendoi e kerceu sepse po festonte renien e Hashimit. Kjo tregon qe linja e tij BEOGRAD-MOSKE ka funksionuar mire dhe i gjati per pak ra ne kurth.
Do me kujtoni pas ca muajsh kur te dalin te vertetat
Imagjinoni sikur viziten e kallomit ta kishte bo luli basha ne prishtine e ti thoshte kadriut me hashimit se ca i ka shkrujt tek dosjet kur ka punu me argiten ne UNMIK
Analiza sh e qarte sepse te orienton per te kuptuar dy shinat paralele qe sduhen ngaterruar
Ceshtjen e Kosoves me lloqet e brendshme te politikaneve tone.
Shume e qarte Peza
Por
Duhet vene gishti mbi plage
Se nuk eshte rastesi qe u krijua kjo carje e thelle
Mes Ramushit Ilirit saliut qimit mones e lulkes
Me Edin hashimin dhe kadri veselin
Shume i sakte…. Bravo!
Rama beri ate qe as luli as saliu sdo e benin kurre
Prandaj ndryshon nga tjeret
Vizita mund mos te zgjidhi gje ne thelbin e vet po e sigurt esht qe jep mesazhet qe duhen
Analize e sakte!