Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat krimininale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën.
Ky rikthim vjen pas shpërbërjes shumë vite më parë të dy prej bandave më të rrezikshme të këtij qyteti, ‘Banda e Tan Kateshit’ dhe ‘Banda e Mandelës’, të krijuara gjatë viteve ‘97 të cilat u përplasën me këdo familje apo grup që i konsideronin më të vegjël se ata apo kur nuk paguanin gjobën e radhës.
Ditët e sotme, kryesisht grupet e konsoliduara në Elbasan, janë ato të drogës. Ky qytet njihet si një ndër qytetet kyçe të magazinimit dhe trafikimit të heroinës e cila vjen nga linja Turqi – Maqedoni.
Megjithatë, ka pasur përpjekje që linjat e heroinës të përdoreshin edhe për trafikun e kokainës nga rrjete kriminale të cilat e kanë qendrën dhe veprojnë në Tiranë.
Sipas ekspertëve, ajo që i ka bërë më të rezistueshëm grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve në Elbasan është se janë të sofistikuar, nuk kanë patur deri në vitin 2015 konflikte për çështje territoresh. Kjo pasi narkotikët i tregtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Por situata ndryshoi gjatë vitit 2015 e në vijim.
Qyteti tashmë është mbërthyer nga një seri ngjarjesh dhe përplasjesh me shumë viktima mes grupeve dhe organizatave, më të sofistikuara se ato të ‘97-ës, me më shumë pushtet politik dhe ligjor, me më shumë burime financiare, biznese të ligjshme, si dhe aktivitete kriminale në disa shtete të Evropës.
Të afta për të bërë gjithçka, herë drejtpërdrejtë, shumë herë në formë të fshehur dhe të heshtur por sigurisht në formën e dytë përshfaqen më agresive, më të dhunshme, më dominante duke kryer vrasje dhe atentate që mund të përkufizohen si të përsosura.
Një histori përplasjesh dhe vrasjesh e nisur në vitin 2005 dhe me vijueshmëri të eliminimeve reciproke deri në vitin 2015, tregoi se në Elbasan hesapet e këtij konflikti ishin drejt mbylljes për shkak të eliminimit të njërës prej palëve në konflikt dhe të konsolidimit të pozitave të një nga grupeve më të njohura në Elbasan, siç janë Çapjat.
Por që nga fillimi i vitit 2014 një grup i ri ishtë formuar, bërthama e këtij grupi janë ish-anëtarë të një tjetër grupi të hershëm që ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin. Ky grup i ri prej 8 personash në vitin 2014 kishte moshë mesatare prej 25 vjeç ndërsa sot përllogaritet deri në 30 persona.
Që nga fundi i vitit 2015, e më saktësisht fillimviti, 2016 qetësia në qytetin e Elbasanit, humbi sërish për të mos u kthyer ende sot që flasim. Disa ngjarje gjatë vitit elektoral 2015 shërbyen si fitilndezës për një luftë të ashpër mes organizatave influente.
Lidhjet e organizatave kriminale dhe bandave të këtij qyteti me politikën iu kanë dhënë atyre gjatë këtyre 23 viteve, që nga viti 1997, forcën, arrogancën dhe dhunë për t’i demonstruar në mënyrë të hapur në publik dhe në qytet.
Për shumë faktorë ndoshta sot në vitin 2020 është ende herët për t’u zbardhur plotësisht marrëdhëniet e organizatave kriminale të këtij qyteti me forca të ndryshme politike të të gjithë krahëve.
Këto organizata të formuara mbi bazën e lidhjeve familjare, krushqie dhe shoqërore kanë patur dhe kanë pushtet faktik dhe real mbi gjithçka ndodh në Elbasan.
Që nga viti 2005 vrasjet dhe atentatet në Elbasan ndjekin njëra-tjetrën, ku provat dhe faktet rrëshqasin gjithmonë nga duart. Pa prova, pa dëshmitarë, pa motiv zyrtar, çdo proces hetimor i bujshëm i nisur në këto 15 vjet pothuajse gjithmonë ka dështuar të provohet.
Edhe në ato fare pak raste kur është arritur të kapet ekzekutori material një vrasje apo atentati gjithmonë ka qenë e vështirë pothuajse e pamundur për t’u dokumentuar ligjërisht motivet dhe porositësit.
Bilanci i trishtueshëm i vendimeve të prokurorive dhe gjykatave në favor të gangsterëve të këtij qyteti vijon të krijojë frustrim tek opinion publik dhe tek ajo pjesë e ndershme e policisë, prokurorisë apo gjykatave se gjërat do përmirësohen në Elbasan.
Elbasani, mëngjesin e 8 Qershorit u kthye sërish në qendrën e atentateve kriminale pas plagosjes me snajper të Ardian Çapjas kreu i një prej familjeve me influencë në këtë qytet.
Rikthimi i këtyre ngjarjeve është rrjedhojë e serisë së përplasjeve të disa grupeve në qytetin e Elbasanit që starton në vitin 2005 por ndërthuret ashtu si një rrjetë merimangash në përplasje dhe me grupe të reja të krijuar me anëtarë të bandave të vjetra por tashmë me fizionomi dhe tipologji të re. (Marrë nga emisioni “Uniko”)
Materiali eshte tejet i pergjithshem,i bazuar ne ngjarje te ndodhura,por dhe ne opinione dhe hamendje te politikes dhe shtypit.Elbasani ndodhe ne nje pozicion gjeografik tranzit,M.Veriut,Greqi,Bullgari,Turqi e me tej ne hapesirat prodhimit te narkotikeve te forte qe kalojne nepermjet Turqise.Nga ky qytet,dihet qe ne kohen e renies se shtetit,individe me tendenca kriminale,gjeten hapesira dhe kryen krime te renda ndaj individeve dhe prones.Disa u eleminuan, disa u karguan dhe pjesa tjeter ndodhet ne burgje prej mbi 22 vitesh.Konflikti midis Çapjeve dhe Memajve ka historine e saj,por njerezit e vertete qe kane bere dhe bejne trafikun e droges,njiheh,kane emer,bejne biznes,jete publike,kane biznese,para pafund dhe nul u ka hyre nje gjemb ne kembe.Disa parti politike i kane perdorur ne fushata si te forte dhe sponsor.Per çudi ata kane pasur dhe vazhdojne te kene poste publike,drejtore,te zgjedhur be qark dhe jeshillin bashkiak nga Mediu,Shehi,Ceka,Idrizi,dhe parti te tjera.Ironia vazhdoi.Dusa hoqen uniformat e 97-tes,flaken armet,rrembyen flamuret eLsi,PR,Pdiu,u diplomuan,nderruan sjellje dhe shoqeri dhe sot vazhdojne te hene te suksesshem ne biznes dhe administrate.Nuk ka nevoje per hetime te medha,vetem te pyeten qytetaret ne rruge,te verifikohet origjina e oallateve,hoteleve ne bregdet,vilave,dyqaneve,apartamenteve,lokaleve te ndertuar ne hapesira publike dhe askush nuk ndihet,makinave luksoze(me Huumer) dhe çdo gje sqarohet shpejt,Tere Elbasani i di dhe i shikon dhe vetem prokuroria,shish dhe oolicia nuk i sheh.Ne çdo eveniment,zgjedhje dhe fushata,muqt e ketyre boseve,duke fulluar nga Basha,Imami,Spaho dhe drejtuesit e PD,Republikane,dhe te tjere,kane zhvilluar mbledhje,kane ngrene e fjetur te Çapajt.Edhe Rama ka vizityar jete kompleks.Shumr nga drejtuesut e oushtetit vendor i jane futur keta horra ne zyra shume te rendedishme,u kane dhene hapesira oublike ne perdorim oer te bere biznes dhe i kane si badigarde dhe taksidare.O shtet!Keri keto lojra me popullin,po oatet bythe tregouani vendin horrave qe i keni miq dhe mos ns lodhni by…n me perralla dge barcaleta e me lojra,e ka kush e ka.Tung
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan.Në fjalën e tij në studio, Hoxha u shpreh se fotoja është bërë 3 vite më parë në resortin e personit në fjalë, i cili nuk është i dënuar por pasuria e familjes së tij është subjekt i anti-KÇK-së.
“27 janar 2017. Personi në fjalë është i listuar në listën e asaj vazjës së OFL-së. Ky është Ardian Çapja. Ky këtu është kryeministri i Shqipërisë. Ligji e thotë që çdo magjistrat që shoqërohet me persona nën hetim apo të dënuar duhet të lërë detyrën. Zakonisht Edi Rama është akuzuar se ka lidhje me grupin tjetër rival Çela. Çapjat janë akuzar se kanë lidhje me të djathtën. Rama i përmendi në ditën kur prezantontë KÇK-në. Dolën pa pranga tha që në seancën e parë. Edi Rama thoshte se gjyqtari e liroi nipin e tij. Ndaj Ardianit nuk ka dënime me sa di unë, por pasuria e tij dhe fisit janë objekt i ligjit. Ku personi ka vetëm foto për arrestimin, Rama ka qënë në resortin e tij,”-tha Hoxha.