Zgjidhet kryetarja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit: Ja kush do ta drejtojë KPA-në

30 Qershor 2020, 14:29Kronika TEMA

Është zhvilluar ditën e sotme seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

1 komente në “Zgjidhet kryetarja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit: Ja kush do ta drejtojë KPA-në”

  1. Sokoli says:

    Per karriere kjo Albana nuk te fal.
    Kush e njeh mire e di kete.
    Per te tjerat nuk po flasim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje