Lulzim Basha është ne kërkim të ekipit te ri drejtues me të cilët synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet.
Burime nga selia blu thanë se kryetari demokrat i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale Alfred Rushaj, ish- zyrtar i larte ne qeverisjen e Fatos Nanos dhe zv/ministër në qeverinë e Sali Berishes edhe pse na ndajmë shumë muaj nga zgjedhjet.
Të njëjta burime konfirmojnë se nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet në selinë blu ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokal. TCH ka mësuar se kryetari i degës Fier Luan Baçi dhe ai i Korçës Andrea Mano kanë hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.
Drejtuesit lokal kishin afat 5 ditë për të paraqitur heqjen dore nga funksioni partiak, ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.
Sipas ketij udhezimi, ” kryetari apo Sekretari i Degës që dëshiron të jetë në rrethin e personave që mund të propozohen apo vetëidentifikohen si kandidatë të mundshëm, duhet të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm me shkrim, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, se japin dorëheqjen nga funksioni partiak dhe përfshihen në procesin e propozimit, seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.
Në rast dorëheqje për efekt të zbatimit të kësaj pike, Kryesia e Partisë, brenda 5 ditëve komandon një Kryetar apo/dhe Sekretar Dege, për drejtimin e Degës deri në zhvillimin e Kuvendit të ri të Degës sipas Statutit të PDSH”.