Edhe pse kanë kaluar gati rreth dy muaj nga shembja e Tatrit Kombëtar kjo nuk ka ndalur artistë dhe aktivistë që protestuan kundër shembjes së tij të kthehen përsëri tek vendi ku ishte godina.
Ditën e sotme përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda perimetrit të zonës që është parashikuar që të ndërrohet godina e re dhe kanë vendosur një flamur kombëtar si dhe kanë nisur duke mbjellur tre ullinj. Edhe pse brenda perimetrit nuk është e lejuar që të futet njeri policia nuk ka mundur dot që të ndalojë futjen e tyre.
Aktivistët e pranishëm janë shprehur se ullinjtë po i mbjellin një për Teatrin e shembur, një për Europën dhe një për Shqipërinë, në kujtim të 30 vjetorit të hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja.
“Jemi këtu në sheshin e teatrit, 2 korrik 2020 për të lënë një shenjë në 30-vjetorin e rrëzimit të ambasadave europiane sot në këtë territor të ambasadës së republikës së teatrit ne vijmë për të lënë një shenjë për të mbjellë ullinj. një për Tetarin, një për Shqipërinë dhe një për Europën”, ka thënë njëra prej aktivisteve.
Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të muajti të kaluar, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë.
Pas shembjes së godinës kanë shpërthyer edhe njëherë protestat dhe kërkohen rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte më parë.
Kush eshte artist ketu, kjo eshte pune kurvash. O Edi fillo sa me shpejte teatrin e ri ashtu si u be me stadjumin, bulevardin, pazarin e ri, liqenin e plot te tjera.
Dikur ne kohe te Enverit, trupat amatore te estrades, herepas’here, shkonin ne fshat dhe jepnin shfaqje per kooperativistet e lodhur nga puna ne ar. Per tu ngritur sadopak moralin, por edhe ti benin ndopak per te qeshur. Ne kete skene qe shohe ne foto, artista shikoj, ugarin e shikoj, mungojne vetem fshataret qe duhet te qeshin!? Qe dhate shfaqjen mire bete, vetem se per te qeshur nuk na bete dote, por pa gje nuk dolet, se pas kesaj ja kemi dhene nje te qari, qe lere mos e nga. I perjetshem kujtimi i bordellos! Na kujtoni , qe kur ti beni 6 muajt, te vijme te ndezim ndonje qiri.
Fytyra të papara, pa emër, por që thërriten artistë. Dhe një herë flm për qyfyren e servirur. Kishim kohë pa qeshur me mercenarët e salës.
Ik ore pirdhuni që të gjithë.Artistët e leshit .
Budallenj. Eshte prona e juaj ne kadaster qe ua moren?????????
Per 30 vite i pane Shqipërisë ti dilte ujët e zi. Po atëherë nuk ishin bere akoma artistë. Të mbillnin një pemë a një lule sa ishte thiatrua në këmbë, edhe për këtë s’kish ardhur momenti. Në Shqipëri s’ka si të ndodhë ndryshe. Jemi popull I vaefer6 shpirtërisht e mendërisht. Lere pastaj artin e tyre. Është një faqe me vete për tu marrë me të. Në këta 30 vjete të hapjes ( shqyerjes), vetëm art banal e pa kurrfarë vlere. Përjashto ndonjë lule që çel aty – këtu, tjetra është tallava e humor mejhanesh .