Grabitja në Rinas: SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim dosjen me 8 të pandehur

2 Korrik 2020, 12:01Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për vjedhjen  e 4.6 milion eurove nga avioni në Rinas, ngjarje kjo e ndodhur me 9 prill të vitit 2019.

SPAK ka dërguar dosjen për gjykim për 8 të pandehur, Klement dhe Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Në grabitjen e Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport.

NJOFTIMI I PLOTE

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm:

Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se mundet të jenë pjesë e të njëjtit grup kriminal që ka kryer vjedhjen e mësipërme. Njëkohësisht, vijojnë hetimet paraprake edhe në lidhje me përgjegjësinë e punonjësve të ngarkuar me detyrën e marrjes së masave për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje