Sandër Lleshaj: Asnjë pasuri e siguruar në rrugë kriminale nuk mund të gëzohet në Shqipëri. Krimi nuk mund të jetë biznes

2 Korrik 2020, 14:49Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se po tentohet të shkatërrohet përfundimisht modeli i biznesit që paraqet krimi.

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare në Kuvend, Lleshaj tha se asnjë pasuri e siguruar në rrugë kriminale nuk mund të gëzohet në Shqipëri.

“Nuk mjafton që vetëm politika penale të përqendrohen te burgosja. Sado sukses të ketë në veprimtari kriminale, sado pasuri të grumbullojë do të vijë një ditë që do të merren.

Krimi nuk mund të jetë biznes. Besoj kemi bërë të duhur për të parandaluar ata që nesër tentojnë të futen në rrugë kriminale. Të fuqizojmë kapacitetet për sekuestrimin e pasurive kriminale.

Një ndryshim i rëndësishëm është se një pjesë e madhe e aseteve të sekuestruara do të shkojnë në favor të viktimave të këtij krimi.

Deri tani përpjekja e qeverisë në këtë drejtim ka shënuar suksese të ndjeshme. Janë 48 raste pasurish të ndryshme, dhe qindra të tjera janë në proces.

Mundohemi të shkatërrojmë përfundimisht modelin e biznesit që paraqet krimi. Asnjë pasuri që mund të sigurohet në rrugë kriminale nuk mund të gëzohet në Republikën e Shqipërisë”, tha Lleshaj.

6 komente në “Sandër Lleshaj: Asnjë pasuri e siguruar në rrugë kriminale nuk mund të gëzohet në Shqipëri. Krimi nuk mund të jetë biznes”

  1. taso kume says:

    PO pse gjithe politikanet ,me rogen e shtetit i bene vilat ne gjirin e lalzit etj, sa kan bere dhe per qente,ju BAMBOLOçET duht ta filloni nga koka pa dakorte jame qe e keni filluar dhe nga kembet.

  2. Realisti says:

    Po Ilir Meta nuk e ka ne rruge kriminale…?? Aaa po. E ka ne rruge korruptive. Eshte tjeter gje. Po Mediu, Berisha, Meksi, etj… Na kenaqet o Sander mafishja.

  3. Lavdi PPSH says:

    Se mos te ndgjon Ilir Meta se t’pushoi nga puna, o kukulle VIKTIME e PPSH.

  4. Vendi i qelbesirave says:

    Pirdh i Sander pirdh. Dil ne dritare te shohesh fshataresine qe i gezohet droges me makina me xixa

  5. Eri says:

    Lleshaj i ben hysmet rroges se vet dhe do thoje ndonjehere keshtu per hir te karriges qe ka.Po dhe vet e di qe dhe shefi i tij i qeverise dhe presidenti dhe gjithe politikanet kane vene pasuri me leket e krimit.

  6. Koli says:

    Te gjithe politikanet e kane pasurine me para te krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje