"S'do u pijë ujë paratë, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave", Murrizi: Drafti i 'Zgjedhores' i njëanshëm, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë nga ne

2 Korrik 2020, 10:54Politika TEMA

Deputeti demokrat Myslym Murrizi deklaroi se një pjesë e opozitës nuk do të lejojë votimin e draftit të reformës zgjedhore në parlament.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Murrizi tha se drafti i reformës zgjedhore është i njëanshëm..

Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm. Nëse Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve. 

Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave.

Ndalni pazarin. 30 vite më parë u prishën kangjellat e ambasadave, 30 vite më pas ju vazhdoni, pinjollët e tyre, kërkojnë që të mbajnë shqiptarët peng” tha Murrizi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje