Të paktën 52 898 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në SHBA gjatë 24 orëve të fundit, një nivel rekord që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Këto raste të reja e çojnë në rreth 2,7 milionë numrin total të të infektuarve me COVID-10 në tokën amerikane. Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit u rrit në 706 duke e çuar bilancin total të pandemisë në 128 028 të vdekur.
Niveli i rasteve të reja të regjistruara në SHBA është më i larti që prej shfaqjes së Sars-Cov-2 dhe shtrimet në spitale janë rritur në disa vatra si Houston (Teksas) dhe Phoenix (Arizona).
Dje, Teksasi ka thyer rekordin ditor dhe ka raportuar 8 076 raste të reja me COVID-19, rreth 1 000 raste më shumë se një ditë më parë.