Basha sulmon deputetët e opozitës: Bënë pazar me Edi Ramën, dikujt i ka premtuar nxjerrjen e vëllait nga burgu, tjetrit iu falën borxhet

3 Korrik 2020, 22:33Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend, teksa i ftuar në Zonë e Lirë ai tha se deputetët e opozitës së re kanë bërë pazare me Edi Ramën.

“Koalicionet parazgjedhore/ A do t’i lejojë Ramsi apo do t’i ndalojë me ligj?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, ku Basha ka thënë se nuk beson se do të hiqen koalicionet.

Ai gjithashtu zbuloi se deputetë të opozitës parlamentare sot, në fillim nënshkruan lënien e mandateve, por më pas ndodhi çudia, pasi atyre iu bën premtime e iu falën borxhe.

“Kjo është të ndryshosh temën e diskutimit, mos të flasin për presionin që i bëhet votuesve, është thjesht një trup propagandistik, Rama do bëjë gjithçka për pushtetin e tij.

Kemi njerëz (deputetë të opozitës parlamentare) që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime.

Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare. 

Këta, që duhet të ishin më të interesuarit për koalicion, dalin e thonë që s’duan koalicion. Këta janë Edi Rama, që hedh gurin dhe fsheh dorën, është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

2 komente në “Basha sulmon deputetët e opozitës: Bënë pazar me Edi Ramën, dikujt i ka premtuar nxjerrjen e vëllait nga burgu, tjetrit iu falën borxhet”

  1. O lule te keqen une says:

    Ky karruci i mere shqiptaret per debile ky nuk di as tabelen e shumezimit .
    Rama eshte 3000 mije vite lumière para ketije qe as te genjeje nuk di

  2. Babalja says:

    Edhe Idiot edhe mashtrues , legen i rritur me parat e VEFAS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje