Mustafa Nano: Besimi në Zot i shndërruar në makth sjell veç të këqija. Në 1000 Dëshmitarë të Jehovait janë 10 vetë që vrasin veten

3 Korrik 2020, 21:41Politika TEMA

Në monologun e kësaj të premteje gazetari Mustafa Nano ka komentuar ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku nëna dhe një nga vajzat e saj janë vetëflijuar, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet vajza tjetër.

Nano ka theksuar se nëna dhe vajzat e saj ishin Dëshmitare të Jehovait, një sekt fetar ku besimtarët janë si të gjithë besimtarët e feve të tjera.

Besimi i Dëshmitarëve të Jehovait nuk e inkurajon vetëvrasjen, përkundrazi, thuhet qartë se vetëvrasja është vrasje. Domethënë është e dënueshme. 

Mirëpo nga ana tjetër dihet se vetëvrasjet brenda bashkësisë së Dëshmitarëve të Jehovait janë të shumta. Janë deri në dhjetë herë më të mëdha sesa vetëvrasjet në përgjithësi”, u shpreh Nano.

Monologu nga Mustafa Nano:

Dje u gjendën në një shtëpi në Kombinat nënë e bijë pajetë dhe një e tretë në një gjendje të rëndë. Njëra prej viktimave kishte dy javë që kishte vdekur dhe dy të tjerat prisnin që të ringjallej. Ato ishin të trija Dëshmitare të Jehovait. Është rasti këtu për të thënë diçka për këtë sekt fetar. Dëshmitarët e Jehovait nuk është se janë besimtarë të veçantë. Janë besimtarë si gjithë besimtarët. 

Ata besojnë se kjo botë është e ndyrë, e komanduar nga satanai e nga ushtria e madhe e djajve, se të gjitha fetë me përjashtim të së tyres, janë mashtrime, se drejtësia e vërtetë do të vihet pas Armagedonit, apokalipsit që ata presin të ndodhë nga dita në ditë, mund të ndodhë edhe tani, që unë po flas (t’i lutemi Jehovait të mos ndodhë!), se për të zënë një vend në parajsë nuk mjafton me qenë Dëshmitar i Jehovait, por duhet me qenë një dëshmitar i përkryer i Jehovait, etj, etj. Ja, këto besojnë ata, e këto thonë kur shkojnë derë më derë. Kur ua hapin dyert, kuptohet. Sepse ka ca që me t’i parë, ua mbyllin derën në fytyrë.

E dini më të bukurën? Besimi i Dëshmitarëve të Jehovait nuk e inkurajon vetëvrasjen, përkundrazi, thuhet qartë se vetëvrasja është vrasje. Domethënë është e dënueshme. Mirëpo nga ana tjetër dihet se vetëvrasjet brenda bashkësisë së Dëshmitarëve të Jehovait janë të shumta. Janë deri në dhjetë herë më të mëdha sesa vetëvrasjet në përgjithësi. Me fjalë të tjera, nëse në 1000 pelegrinë të Shna Ndout apo haxhilerë myslimanë, është vetëm një që vret veten, në 1000 Dëshmitarë të Jehovait janë 10 vetë që vrasin veten.

Atëherë, si t’i puqim këto dy fakte? Shumë kollaj. Nuk është ndonjë parim i veçantë i besimit të Dëshmitarëve të Jehovait që e ka shkaktuar këtë gjë. Është besimi në përgjithësi. Është besimi i përjetuar me devocion, përkushtim, shpirt sakrifice. Ata përndiqen gjithë kohën nga ideja se nuk janë në lartësinë e njeriut që kërkon Jehovai, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të qenë në atë lartësi. Ata përndiqen nga ideja se çfarëdo që të bëjnë e sido që të sillen, Jehovai do të jetë gjithsesi i pakënaqur prej tyre. Shkurt, është efekti i fesë. I fesë që përjetohet 24 orë non stop si qëllim i vetëm i jetës, si një makth, si një obsesion, si një burim i vazhdueshëm frustracioni.

Shikoni, unë jam ateist. Të shumtët e ateistëve besojnë se një botë pa fetë e pa besimtarët do të ishte një botë më e mirë. Por unë nuk jam i sigurt për këtë. Nuk e përjashtoj të jetë e kundërta. Mendoj shpesh se njerëzit kanë nevojë për fetë edhe pse, madje pikërisht sepse ato janë përralla. Fetë në një numër të madh rastesh, i disiplinojnë njerëzit, u vënë fre pulsioneve e ngasjeve të tyre të liga, i bëjnë të jetojnë me frikën se nëse bëjnë mëkate, do t’i kenë punët keq në botën e përtejme që është edhe e përjetshme. Dhe kështu fetë kanë mbi njerëzit besimtarë atë efekt përfrikësues e shkurajues që nuk e ka mbi ta asnjë autoritet laik mbi tokë. Dhe ky fakt mund t’i bëjë fetë një faktor pozitiv në jetën sociale.

Por fetë nuk janë vetëm kaq. Fetë janë medalje me dy anë. Në to ka mesazhe që janë të mira, të lezetshme, por ka edhe mesazhe që janë broçkulla. Pastaj, ok, është mirë që fetë u bëjnë thirrje besimtarëve të mos bëjnë mëkat, por puna është se shpesh herë mëkatin e përkufizojnë në mënyrë të çuditshme. Quajnë mëkat të vjedhësh e të vrasësh dhe kjo është ok, por quajnë mëkat edhe veprime e sjellje humane që janë krejt të pafajshme. Për shembull, në fenë hebraike është mëkat i madh edhe të punosh në ditën e pushimit dhe kush sheh dikë që punon në ditën e pushimit mund ta vrasë atë.

Për myslimanët, sipas doktrinës së tyre, sipas Kuranit, është mëkat të jesh mik me një që është i fesë së krishterë. Katolikët quajnë mëkat përdorimin e prezervativit. Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, përveçse i quajnë mëkate të gjitha këto, i ruhen një mëkati më të madh, mëkatit të të mos qënit i aftë të bëjnë jetën e përsosur sipas standardit që ka vendosur Jehovai.

Është ky mundim e sfilitje e fundit shkaku i vetëvrajseve. Përsëris: problem është mënyra e ethshme dhe e ankthshme se si ata e jetojnë besimin e tyre, është padurimi me të cilin presin fundin e botës, që ata e lidhin me momentin kur instalohet mbretëria e Zotit, në tokë e në qiell.

20 komente në “Mustafa Nano: Besimi në Zot i shndërruar në makth sjell veç të këqija. Në 1000 Dëshmitarë të Jehovait janë 10 vetë që vrasin veten”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    nuk ndryshojne [per mos thene jane me keq] aspak mes tyre te tredhurit ose bastardhet[atheoi] me jahova-t………….i njejti harman!

  2. Shoku i prinderve tend o Muci says:

    Muco…
    Je ateist dhe qendro ateist.
    Sa per Jehovain jam i bindur qe eshte feja me e felliqur ne hapsire….
    E kam edhe une nje vella,( ne fakt ne jemi shtate),por ky,qe eshte i vogli ,pra i shtati, na eshte bere deshmitar i Jehovait dhe na ka mohuar ne gjashte te tjeret,bile duke mos marre pjese as ne mortin e nenes sone,me pretendimin se ajo nuk kish vdekur.
    Dhe nuk e ka nga injoranca,se eshte me arsim te lart,por i hodhi trute e gomarit ke sekti i felliqur i Jehovait.
    A mor Enver Hoxha te ngjalleshe dhe nje here….

    1. ? says:

      Emver Hoxha ju kishte hedhur trute e atij gomarit tjeter.

  3. Arjan says:

    O muc , po prisni o burre i dheut te behet mireajo qe shpetoj dhe te gjitha do dalin qarte ne driten e diellit pse ben filozovin dhe te gjithediturin kur nuk i di faktet si jane …

  4. Pellazgos says:

    Feja nuk ka lidhje me Zotin,se njeriu per interesat e tij e concepton Fene e tij me te “mire” pa e ditur cfare thote Feja tjeter.
    P.sh.Si mund te jete dikush Demokrate qe eshte rritur ne nje sistem Mbreterish pa e ditur se egziston Demokracia.
    Greket e Lashte qe krijuan perceptimin e Zotit ne menyren me te persosur te deshirave te Njerezve me te mirat dhe te keqiat,duke pasqyruar Natyren e Vertete te qellimeve te Njerezve ne kete bote,tregon edhe njehere se ne nuk jemi ne gjendje te arrijme te conceptojme persosmerine e vlerave Kozmike te analizuara ne menyre Filo-Sofike nga Greket Kozmike.
    Vete fjala Filo-Sofia nenkupton qe Njeriu ne fillim dhe deri sa te jete gjalle sic thote edhe Sokrati duhet te Studioje,Mesoje,Edukohet si e vetmja menyre e zhvillimit njetezore,dhe jo te besoje nje Dogme apo perralle te krijuar nga njerez ignorante dhe me qellime politike.
    Dhe kete Fuqi Hyjnore e quajten Sofia Athina nga del dhe fjala Filo-Sofia,”Shqip” mik (amico) i Diturise.
    Filosofi eshte Njeriu me prane Zotit,se Ai e di cdo te thote qellimi i jetes se Njeriut.
    Sokrati babai i Filosofise ka thene qe,Une nga ju dalloj se ju jetoni per te ngrene,si kafsha,kurse Une ha per te Jetuar.
    Besimi ne dicka te interpretuar nga Idiote eshte produkt i Dijes dhe si i tille eshte eshte shume i demshem.
    Vete krishterimi ka ardhur me propagande dhe dhune ne Perendimin e Kultures dhe Komosit Greke.
    Krimet e tyre nuk kane te numeruar.
    Ajo qe tregon “Fytyren” e barbareve te Krishtere eshte qe Parthenonin e Zeusit ne Nder te Parthenes (E Virgjer) Athina e kthyen ne Kishe!
    Nuk e di ne qofte se ka krim me te Madh se te pushtosh nje Tempull,ti heqesh Bustet qe ishin te “Djallit” dhe kush kishte guximin te shkonte ne Tempull te Nderoje traditen,hyjnoren,historine e Tij i pritej koka.
    Per kete qellim nuk u arrit Rilindja Greke Evropiane se te Krishteret e kane “shpirtin” katrane.
    Sa me i Ditur te jete Njeriu,kaq me shume vlereson njerezit,fenomenet,qellimin e egzistences se jetes se Tij ne kete bote qe eshte produkt i Mires,Destiny shqip nuk egziston.
    Lutju sa te duash,cdo Njeri e ka Zotin brenda ne Llogjiken e tij,varet se sa tru ka dhe cfare kupton te jete Njeri i vlefshem ne shoqeri.
    P.sh.
    “Historiani” Xhufi thote qe Iskander Beu (turqisht Lord Aleksander) lindi Orthodhoks u “be” myslimane dhe per aresye “Strategjike” qe zoti Xhufi e di u be Katolike.
    Imagjinoni ju sikur te ishte dhe i dehur te ishte bere Katolike (aresyeja pse?) Jeorgios Kastriotis nuk i mbushte 24 ore nga Epirotet.
    D.m.th qe Skenderi ishte kaq “karagjoz” qe Krenarine dhe Karakterin e Tij si Epirote dhe i biri i Zeusit kjo e pasqyruar ne Perkrenaren e Tij ne Austri e shiti per aresye “Strategjike”.
    Se ku i ka lexuar keto perralla zoti Xhufi kur thote qe deri ne fund te shekullit te 19te nuk kishte Ndergjegje Kombetare.
    Atehere del qe Jeorgios Kastriotis qe u be Iskander dhe me vone Gjergj e “shiti” edhe vetem ate Ndergjegje te Krishtere qe kishte,Dinjitetin,Karaktein,Nderin.

  5. mergim tari says:

    A ka ndonje mundesi qe Berishët me Saliun ne krye te futen te “Deshmitaret e Jahovait”?

  6. dyshuesi says:

    Problem i madh Muçi. Çeshtja e te qenurit besimtar mendoj se kushtezohet nga kushtet e jeteses. Sa me shume jetesa , egzistenca jote mvaret nga vullneti yt aq me pak besimtar behesh. E kunderta ndodh ne kushtet kur jetesa , egzistenca jote , nuk kontrollohet nga vulleti yt aq me shume besimtar behesh dhe kerkon qe dikush tjeter (Zoti, Perendia , Jehovai) te kujdeset per ty te te mbroje nga rreziqet pra te te garantoje egzistencen. Ti Muci je akoma i ri por kur te avancosh ne vite ndoshta nuk do behesh besimtar por njeçik dyshues do behesh me siguri.

  7. Leo says:

    Nuk dihet akoma nese viktimat e kombinatit i perkisnin sektit te Deshmimtareve te Jehovait, Por duhet thene se analiza eshte korrekte. Kjo fe kerkon nje devotshmeri te larte ne krahasim me fete me te moderuara te Krishtere.
    Kjo analize zvlen vetem per fete. Edhe nqs i ploteson 100% ligjet e shtetit ke shume mundesi te kalosh ne depresion dhe te krysh vetvrasje.

  8. Mustaqja says:

    ke shumw tw drrejtw
    Enveri,
    Stalini,
    Hitleri,
    Anders Behring Breivik,
    Harold Shipman,
    Belle Gunness
    Ed Gein
    John Wayne Gacy,
    Jeffrey Dahmer,
    Ted Bundy,
    Jack the Ripper
    H.H. Holmes
    etj etj
    (Meqw i ke pikwt tw dobwt amerikant)
    keta tw gjithw kanw besuar nw zot!!!!!!

  9. Hahahahahaha says:

    Feha e Jehovijit ,,Feha me e predikuar per manipulime. qe te ben shpelarjen e Trurit ,,dhe pa e kuptuar ..Ne te gjithe Boten ,,nje pjese e madhe e Qytetareve te huaj ,,kane vite qe kane filluar dhe ne Gjuhen shqipe ,,ta mesojne pothuaj perfekt ,,duke Predikuar dhe kerkuar Shqiptaret kudo ne Bote..
    Ne nje mbledhje qe benin keta Besimtare te Jehovajit ku pjesemarja me e madhe ishin te huaj nga e gjithe Bota ..Te gjithe flisnin Gjuhen Shqipe ..
    Te gjithe njeri me mashtrues se tjetri..Te gjithe Si Ujqer ,,mundoheshin Si e si per te Futur ne kthetrat e tyre,,si nje grup kafshet e egra,,te uritura ,,qe mundohen te ngopen me nje Pule..
    Fund keta Jane Predikues ,,per mua personalisht ,,Jane super Kriminele ..Te kamufluar Si Engjej..

  10. Mustaqja . says:

    ke shumw tw drrejtw
    Enveri,
    Stalini,
    Hitleri,
    Anders Behring Breivik,
    Harold Shipman,
    Belle Gunness
    Ed Gein
    John Wayne Gacy,
    Jeffrey Dahmer,
    Ted Bundy,
    Jack the Ripper
    H.H. Holmes
    etj etj
    (Meqw i ke pikwt tw dobwt amerikant)
    keta tw gjithw kanw besuar nw zot!!!!!!

  11. kuadri says:

    trajneri i tirones asht me jehovajn prandaj e shiten ndeshjen me bylis

  12. Mustaqja . says:

    ke shumw tw drrejtw
    Enveri,
    Stalini,
    Hitleri,
    Anders Behring Breivik,
    Harold Shipman,
    Belle Gunness
    Ed Gein
    John Wayne Gacy,
    Jeffrey Dahmer,
    Ted Bundy,
    Jack the Ripper
    H.H. Holmes
    etj etj
    (Meqw i ke pikwt tw dobwt amerikant)
    keta tw gjithw kanw besuar nw zot!!!!!!

  13. kuadri says:

    trajneri i tirones asht me jehovajn prandaj e shiten ndeshjen me bylis

  14. Njeriu kafsha me pak e administrueshme says:

    Muc,problemi eshte se keto fe terheqin pas vetes njerez te zhgenjyer nga jeta,qe kane pesuar nje traume familjare apo personale.Keto fe i bejne nje “lavaggio” truri,Duke i kthyer te varur,si puna e droges.Thjesht nuk bejne detyren per tu ngritur moralin,si ta perballojne me mire jeten,por i bejne me te dobet nga ana psikologjike,duke kaluar ne raste ekstreme,qe vetem te bejne te misherosh por edhe te reflektosh

  15. Mustaqja . says:

    ke shumw tw drrejtw
    Enveri,
    Stalini,
    Hitleri,
    Anders Behring Breivik,
    Harold Shipman,
    Belle Gunness
    Ed Gein
    John Wayne Gacy,
    Jeffrey Dahmer,
    Ted Bundy,
    Jack the Ripper
    H.H. Holmes
    etj etj
    (Meqw i ke pikwt tw dobwt amerikant)
    keta tw gjithw kanw besuar nw zot!!!!!!

  16. Mustaqja . says:

    ke shumw tw drrejtw
    Enveri,
    Stalini,
    Hitleri,
    Anders Behring Breivik,
    Harold Shipman,
    Belle Gunness
    Ed Gein
    John Wayne Gacy,
    Jeffrey Dahmer,
    Ted Bundy,
    Jack the Ripper
    H.H. Holmes
    etj etj
    (Meqw i ke pikwt tw dobwt amerikant)
    keta tw gjithw kanw besuar nw zot!!!!!!!

  17. katarakti says:

    Volter: Ne rast se Zoti nuk do ekzistonte duhej te ishte shpikur! Dmth qe feja eshte dicka e domosdoshme per barbaret dhe injorantet. Marks: Feja eshte opium per popullin.

  18. Tepelena says:

    Ku po shkon me ide i mjeri M.Nano qe te kritikosh fene, se pari duhet te njohish te tera origjinat e fese qe nga lindja e tyre, ne librat e shenjta citohet nje fjali universale: Nuk eshte njeriu mekatari por nje dicka e natyre se tij qe e vetvret. Kurse ne religjionin me te forte mental qe eshte edhe nje filozofi Budizmi tregohet: duhet me u cliruar njeriu nga injoranca , nga lakmia dhe urrejtja. Injoranca eshte mos njohja e vetvetes egoizmi dhe brutaliteti i njeriut me lakmine e saj qe eshte deshirat e pafundshme qe transformojne shpirtin, si edhe urrejtja elementi baze i pakontrolluar i njerzimit. Asgje nuk mund te jete ashtu sic na tregon gazetari sepse sekti dhe religjioni nuk kane aspak ngjashmeri pa folur me gjate . Eshte qesharake dhe e prapambetur ideja e nje gazetari i cili nuk e kupton limitin e tij kulturor dhe deshiron te imponoje te tjerve nga mos dija e tij shpikje qe nuk kane vend per analiza shoqerore si nje fenomen sepse ai nuk ekziston kjo ngjarje eshte e para e ndodhur ne nje familje pa nje nivel kulturor. E kemi degjuar kete ish partizan te komunizmit per brockulat e tij per Skenderbeun dhe ideologjine e tij qe na tregohet si nje dijetar i kohes. Sa e pa nivelte eshte sot gazetaria Shqiptare ne pergjithesi e cila nuk kerkon te mesoje Shqiptarin e ta edukoje per te ardhmen por shet mendimet te pavlefshme si nje mburoje edukative ,turp dhe neveri per keta kunguj qe ka shtypi i yne ne Shqiperi te gjithe te ngjashem mburravec, qe shesin ide dhe fitojne miliona ne nje vend te varfer si Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje