Kulluri zbulon “prapaskenat” e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë: Garë e manipuluar, demagogji dhe populizëm që s'tërheq as vëmendjen e gardhit të PD

3 Korrik 2020, 15:07Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar procesin e prezantuar nga PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, Kulluri thekson se që në start kjo garë është e manipuluar pasi sipas tij nuk mund të ketë një garë për 80 % të kandidatëve dhe 20% që është pjesa tjetër mos i nënshtrohet garës duke qene ekskluzivitet i kryetarit.

“Unë mendoj që nëse do të ketë një garë, garës duhet t’i nënshtrohen të gjithë. Nuk mund të ketë një garë për 80 % të kandidatëve dhe 20% që është pjesa tjetër mos i nënshtrohet garës duke qene ekskluzivitet i kryetarit të Partisë dhe formueve të cilat ai drejton.

Që në start besoj se gara është e manipuluar në vijim të traditës së demagogjisë populiste të zotit Basha, të cilat nuk tërheqin më vëmendjen e askujt, e gardhit të oborrit të PD i cili fatkeqësisht është përkufizuar në një grup të vogël njerëzish dhe shpesheherë dhe të parëndësishëm.

Në këtë rast nuk kemi asnjë garë të ndershme, as zoti Basha nuk do të marrë përgjegjësi në ekipin e tij për të arritur tek një ekip që po synonte fitoren e zgjedhjeve.

Pra, jemi gjithmonë në të njëjtin qerfull zgjidhjesh gjysmake të cilat kanë ardhur duke rrënuar gjithnjë e më shumë imazhin e kryetari t të PD dhe formeve të cilat praktikisht ai ka zgjedhur vetë.

Mjafton të shikoni kryesinë e PD ku dy nënkryetarët janë të emëruar në ato pozicione që prej vitit 2014 ndërsa pjesa tjetër i është nënshtruar një gare fiktive ku gjithmonë dy kandidatët për një post në kryesinë e partisë i propozon vetë zoti Basha, pra jemi përballë të njëjtës situate ku zoti Basha kërkon të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve nga zjarri dhe na çon në një situatë kaotike tek e cila askush nuk gjen të përfaqësuar as të përzgjedhurit e tij të cilët janë humbës serial që nga viti 2015 as pjesa tjetër që kërkon një garë me të cilën nuk kanë asnjë garanci se do jenë fitues me meritë në këtë garë”, shprehet Kulluri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje