Rama: Hyrje-dalje pa kontroll mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të bëjmë njehsimin e dokumentave

3 Korrik 2020, 12:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe Shengenin Rajonal. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, Rama tha se nuk ka nevojë për dy palë demokrate dhe se mes Kosovës e Shqipërisë duhet të bëhet njehsimi i dokumentave të të dy vendeve që të mos ketë kontrolle të mëtejshme.

Rama shtoi se kjo gjë vlen si për njerëzit ashtu edhe për mallrat.

“Dua të them që kemi diskutuar për të gjithë elementët për zbatueshmërinë e disa marrëveshjeve kyçe. Kjo është diçka e dakordësuar. 

Ajo që kryeministri Hoti ka ngritur është thelbi i marrëveshjes. Është stacion i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë, nga pikëpamja legjislative duket të trajtohet si hyrje në Kosovë. 

Pra na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia të pengojë zbatimin. Kemi folur edhe për njësimin e dokumentacionit, të kenë gjuhë të njësuar që të mos i kërkojnë eskortuesëve të Kosovës që të kenë dokumenta edhe të Shqipërisë dhe Kosovës. 

Nëse eksportuesi nëse ka dokumentin në Kosovë, dmth e ka të pranuar edhe në Shqipëri. Pa pasur nevojë ta çojë në dy palë demokratë. Këtu për ta mbyllur. 

Unë kam ripërsëritur qëndrimin tim të njohur se në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt në kohezionin strategjik, në këndvështrimin tim shqiptarët këtej dhe andej duhet të shohin interesin strategjik. 

Nëse futemi në Shengenin rajonal, askush nuk na pengon që të hapim kufirin pa asnjë kontroll. Ç’ka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit. 

Ndërkohë ministria e Brendshme ka përparuar për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave,”- tha Rama ndër të tjera.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri Edi Rama pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka ardhur sot në Tiranë. 

Ndersa Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për qëndrimin që mbajti lidhur me akt-akuzat ndaj Presidentit Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.

Hoti gjatë fjalës së tij i ka quajtur vëllazërore marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij tashme duhet të kalojnë edhe në bashkëpunime konkrete.

Kryeministri i Kosovës tha se janë tri projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.

“Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëj me krijimin e një pike doganore në Durrës për mallrat e Kosovës.

Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë.

Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.

1 komente në “Rama: Hyrje-dalje pa kontroll mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të bëjmë njehsimin e dokumentave”

  1. Vertet says:

    Pse jo? Zgjerohet tregu shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje