I besuari i Berishës merr në dorë fushatën e PD me kryetar zyrtar Bashën, partia në vështirësi nga dualiteti në drejtim

3 Korrik 2020, 15:46Politika TEMA

Partia Demokratike ka konfirmuar emrin e personit që do të drejtojë fushatën elektorale. Kryedemokrati Basha i ka besuar ish zv.ministrit të Berishës, Alfred Rushaj këtë post të rëndësishëm që selia blu i delegon përgjegjësitë e mbarëvajtjes së fushatës.

Në reagimin e tij të parë si drejtor i fushatës së PD, Rushaj thotë se 30 vite pas 2 korrikut të 1990, eksodi i shqiptarëve vijon.

Në reagimin e tij të parë si drejtor i fushatës së PD, Alfred Rushaj zgjodhi të bënte një paralelizëm të dëshirës së shqiptarëve për tu larguar sot,  me 30  vite më parë.

Për Rushaj, të cilit Basha i besoi  drejtimin e fushatës elektorale që synon ta nxjerrë fitues, 30 vjet pas eksodit të korrikut, të vitit 1990, shqiptarët vijojnë të mbajnë  sytë nga Europa, si e vetmja alternativë për të jetuar normalisht.

30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen ndërsa Rama me gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që i ofroi qytetarëve e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht. Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë 20.500. 

Një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit! Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot me dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”, shkruan Rushaj në tëitter.

Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha.  Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga viti  1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh),  ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri.

Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti  1999 deri në vitin 2004.   Ndërsa ka qene në krah të ish ministrit Ritvan Bode, i cili ka qenë kritik ndaj strategjive të Bashës në PD, Rushaj rikthehet sot në Partinë Demokratike në një post kyç duke organizuar, programuar dhe adresuar problemet e fushatës së hershme të selisë blu.

17 komente në “I besuari i Berishës merr në dorë fushatën e PD me kryetar zyrtar Bashën, partia në vështirësi nga dualiteti në drejtim”

  1. Ida says:

    Ne qeverisjen tuaj ate pune e kishit kthyer ne biznes, kush nuk kishte mundesi mbytej ne det !

  2. Kaçaj. S says:

    Ky eshte i biri i Gjovalin Rushaj, ish spiun sigurimi me pseudonimin “PLEPI”.?
    Kjo eshte arsyeja perse e kane vënë aty.??

  3. Trebeshina says:

    Nuk mund te besh buke me miellin e Sali kriminelit,Pd-es Saliu i ka dhene formen dhe permbajtjen e nje organizate kriminale,do shperbere dhe rithemeluar,por duhet distancuar nga trashgimija kriminale e Saliut,ndryshe kjo parti nuk ka asnje besueshmeri.

  4. baftjari says:

    Keta jane ata qe administrojne parate e vjedhura te Berishes dhe per te justifikuar ato marrin pozicione partiake qe te justifikojne shumat marramendese qe Partia e Dallkaukeve do te vere e disopozicion per fushaten e shitblerrjes se votave!
    Ja perse fryhet Lulezim Palla!

  5. Pensionisti says:

    Do shohi rrushi rrushin, e do piqet.

  6. Alfredi says:

    Humbja sketakolare ju pret. As vetë nuk do t’a besoni, kur të zgjoheni nga ëndrrat tuaja.

  7. Kunati says:

    Po me Alfred Moisiun cfare lidhje ka ky i biri i Adela Rushajt? ? pyeteni pak se do dale nje xhevair i madh.

    1. Pensionist says:

      Sa te jete dirigjent saleh pasha, pede eshte vetem relike e pisët nga e kaluara dhe e tashmja. Vjetersirat dhe mbetjet ndytese groposen thelle. Deri sa te ndodhe ky proces, uji do te rrjedh ë bashke me kohen…Keta shohin endrra dhe i mbajne anën gerdalles.

    2. Kaçaj. S says:

      Adela eshte vajza biologjike e Alfred Moisiut??

  8. rroku says:

    He mor RRUSHO ti do e mundesh Edin…. Ti je bo ufull mor rrush……
    Per ke rrush thot Lulja se ne rrush i thena KOQEVE….
    aaaa po KOQE o ky por i therasin RRUSH….
    Po nuk punoi RRUSHI nuk punon bibilushi…
    Pranej ta maj me dore LULUSHI….

  9. Arqile says:

    PD eshte prone e Sales si ky rushi ka pas shume Saliu sepse i caktoi ne vende ku parja behej breda minutes miliona Euro.Por mire beri qe te jete ketu e nje dite te japi llogari do zoti.Demokrate ritdni pazarin per voten se kane sala dhe njerzit e tij.

  10. duan me qendru ne gar ,me rujt pozicionet
    vs Djrejtesise si presion ndaj tyre me shpetu nga krimet
    dhe miljoiat e Vilat e Lalzit lol .
    perse po formon ushtrine KokQepa presidons m,uti ?
    ti shpetoj Pronat e Vjedhme dhe Miljonat
    ci kan bo kto satan Shqipnis
    me e dit shqiptart cohen sonte naten
    dhe shkojn e i djegin te gjalle
    ne Vila ne Lalz dhe i terheqin zvarre kufomat deri ne Tiron lol

  11. Faleminderit per bashkepunimin !

  12. Tomori USA. says:

    Per te qeshur dhe per te qare kur shikon se si rrrushet dhe kelyshet qe qeverisen vendin thuajse 14 vjet rjesht ame shume, e ben shqiperin lesh arapi, ku qeni se njihte te zone dhe tani keta batakcinj duan tu mbushin mendjen shqiptareve se dote bejne mrekullira.
    Te dashur bashkeatdhetare, mos haroni proverbin se : ujku qimen nderon, zakonin se haron;
    Ky esht ai mendje ndrituri i Berishes, qe e keshilloi Berishen, te deklaronte se ; Parat e shqiptareve jane te pastra , prandaj shqiptaret ju turen firmave piramidale qe te fitonin pes e dhjetfishin dhe ne fund i humben te tera ne firmat piramidale.
    Keshtu ndodhi me privatizimet e CEZ, ALPETROL, e sa e sa deshtime te tjera qe e shkateruan ekonomin shqiptare, nga kata sharlatan. qe as roje nate smundet tu besosh, jo fushate politike edhe pse mashtrimin e kane ne maje te gjuhes.
    Nga ky mendjendritur, dhe babai shpirteror i tij Saliu, SHqiperia ne fund te vitit 2013, ishte ne gremine ekonomike qe akma se ka mare vehten

  13. Jul says:

    Sa hijshem duket Luli Basha ne krah te “profesor” Sali Serbit. Student i dalluar. Sidomos kur qesh si debil?.

  14. Mero merushi says:

    O mero pse nuk i nxjerr te gjitha mesazhet. Ju qe flisni as i afrohenj fare atij njeriu qe shani jeni shume larg Z. Rushaj . Turp qe flisni pislliqe, po ca pret pislliqet vetem pislliqe thone si ato inceratoret e plerave apo me ato nuk merret Merojaaaaa

  15. Jimi says:

    Ama e mori ky Rrushi ne dore, e keni te garantuar uthullen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje