Djali i Moikom Zeqos: Sëmundjen e rëndë të babait e mora vesh ditën e dasmës

3 Korrik 2020, 21:26Sociale TEMA

Djali i akademikut të njohur Mojkom Zeqo, Epidamn Zeqo, foli këtë të premte për humbjen e parakohshme të të atit, i cili la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familjarët e tij.

Në një rrëfim prekës, pak më shumë se 2 javë nga humbja e madhe, nga studio e “Historia ime” ne TV Klan, Epidamni tregoi se sëmundjen e rëndë të të atit e ka marrë vesh ditën e e dasmës së tij.

Si e përballuat sëmundjen e Moikomit?

Ditën që e mora vesh se babi kishte leukemi kronike, ishte dita e dasmës sime, si të thuash dita më e lumtur, por edhe më e rëndë. Qava gjatë dasmës normale, por edhe u gëzova shumë edhe bëmë party.

Është e vështirë me këtë sëmundje, është sëmundje që kontrollohet e menaxhohet, por që nuk shërohet. Kërkon kimioterapi, kërkon ilaçe të tjera.

A ishte i fortë?

Ishte i fortë, prandaj duroi kaq shumë. Ai ka qenë kampion noti. Unë e mbaj mend babin që gjithmonë ecte para dhe shumë shpejt,e mbaj mend të fuqishëm e normale kur e shikon degradimin trupor, të vjen keq.

Është shumë e dhimbshme, e shkuara në spital, lufta që mami im ka bërë për të siguruar ilaçet për babin kanë qenë të tmerrshme e të lodhshme për të gjithë.

1 komente në “Djali i Moikom Zeqos: Sëmundjen e rëndë të babait e mora vesh ditën e dasmës”

  1. Moikomi u largua i rrespektuar nga gjithe shqiptaret
    semundje te tilla ne Shqiperi nuk eshte e leht ti perballosh ,
    ju e dini mir ate gje .
    Ti rroni e ta kujtoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje